24.10.2014
Dy algjerian shpikin testin që zbulon ushqimet haram

Dy shkencëtarë të ri në Francë kanë zhvilluar një test i cili brenda dhjetë minutash me sukses zbulon se në disa përbërje të ushqimeve ka apo jo mish derri apo alkool, njofton agjencia anadolija. .
Abdurrahman Chaoui (25) i Vital Julian (27), të cilët janë me prejardhje nga Algjeria, tanimë prodhimin e tyre e kanë lëshuar në treg dhe shitet me çmim prej 6.90 euro.
Fjala është për një zbulim epokal i cili mund të jetë shumë praktik për përdorim nëpër restorante, kur konsumatorët dëshirojnë të binden se nuk ka mish derri apo alkool.
Një mostër e vogël e ushqimit futet në epruvetë dhe përzihet me ujë të ngrohët, ndërsa më pas vendoset në një lakmus special i cili zbulon se në ushqimin e testuar ka apo jo mish derri apo alkool.
(Breziiri) /KBI-Bujanoc.com/
1276 Shikime