Njihuni me Rexhep Tayyip Erdogan

21.10.2014

Njihuni me Rexhep Tayyip Erdogan


Njihuni me Rexhep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdoğan (Rexhep Tajip Erduan) lindi më 26 shkurt 1954 në Stamboll. Ka shërbyer si kryeministër i Turqisë nga viti 2003 deri ne vitin 2014. Aktualisht sherben si Presidenti i pare turk i zgjedhur me vota.

Rexhep Tajip Erdogan u bë Kryeministër i Turqisë më 14 mars 2003, pesë ditë pasi fitoi në zgjedhjet e përsëritura në provincën Siirt. Udhëheqësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Erdogan mori kontrollin e funksionit të Kryeministrit nga zëvendëskryetari i partisë së tij, Abdullah Gul, i cili kryesoi qeverinë pas fitores së përgjithshme të AKP-së në zgjedhjet e nëntorit 2002.

 Edukimi

Shkollën fillore ka kryer ne Kasimpasa të Stambollit, ndersa shkollën e mesme ne Imam Hatip. Në vitin 1973 e kreu shkollën e mesme. U diplomua nga Universiteti i Marmarasë në vitin 1981.

 Karriera Politike

Pas Grushtetit më 12 Shtator 1981, Erdogan'i u bë pjesë e Partisë Refah. Në vitin 1994 Erdogani ishte kandidat për Kryetar Komune të Stambollit, ku në keto zgjedhje, u zgjodh Kryetar Komune të Stambollit. Gjatë kohës së qeversijes së tij si Kryetar Komune të Stambollit, ai luftoi për asgjësimin e kontrabandave në Stamboll, gje qe ne mase ne te madhe ia arriti.

Karriera ne AKP

Pasi që Gjykata Kushtetuese e mori vendimin që të mbyllet Partia e Faziletit, deputetët e këtij subjekti politik, filluan të punojnë për një Parti të re, dhe deputetët u ndanë ne dy rrugë. Atë të "Tradicionalistëve" dhe "Reformistëve". Më udhëzimin e Recai Kutan u formua Saadet Parti, që u krijua nga Tradicionalistët. Ndërsa Erdogan vazhdoi rrugën duke krijuar Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (turqisht: Adalet ve Kalkinma Partisi)në vitin 2001, ku u zgjodh si lideri i këtij subjekti.

 Në Zgjedhjet e Përgjithshme të mbajtura më 3 Nëntor 2002, partia e Erdogan'it grumbulloi 34.29% të votave totale, dhe u bë partia fitimtare. Mbasi që nuk kishte të drejtë të zgjedhej si Kryeministër, këtë detyrë e plotësoi Abdullah Gul. Pas zgjedhjeve në qytetin Siirt, kandidatët e tjerë u larguan nga kandidatura, dhe Erdogan'i fitoi 85% të votave në Siirt, dhe e mori Qeverinë e AKP'së nga Abdullah Gul dhe u zgjodh Kryeministër.

  Me të ardhur në pushtet, Erdogan ka shprehur haptas Politikën e Turqisë për Bashkimin Evropian. Ka nënshkruar disa marrëveshje me Bashkimin Evropian, dhe ka bëre ndryshime ligjore në favor të bashkëjetesës sociale dhe kulturale. Insistimet e Turqisë për të anëtarësuar në BE, bënë një përshtypje të re që Turqia u orientua kah Perëndimi.

 Marëdhëniet me Izraelin

Marëdhëniet e Qeverisë së Erdoganit me Izraelin ishin të tensionuara, mbasi Izraeli vazhdonte një politikë kundër Palestinezëve. Në Panelin e Davosit të mbajtur në vitin 2009, Shimon Peres, President i Izraelit duke iu drejtua Erdoganit duke i thene: "Çfarë do të bënit ju, në qoftë se çdo natë Stambolli do të sulmohej me raketa" . Me të kryer fjalimin Shimon Peres, moderatori i Panelit kërkoi të mbaronte Panelin, por Erdogani me fjalën e tij me theks të zbehur "One Minute" nuk e lejoi të përfundonte Paneli. Erdogani duke u drejtuar Peres'it tha "Zotëri Peres zëri juaj tingëllon i rreptë, tingëllimi i rreptë i zërit tuaj është pasojë e psikologjisë fajtore". Në vazhdim Erdogan'i i thotë Peres'it "Kur jemi te vrasjet, ju dini mjaft mirë si të vrisni. Njerëzit që keni mbytur nëpër Plazhe, shumë mirë e dimë sa shume jane ata". Me pengesat e moderatorit në Panelin e Davos'it, Erdogani thotë "Peres'i foli 25 minuta, e unë 12", dhe ngrihet nga vendi, dhe largohet nga salla pa e pritur fare fundin e Panelit. Mbas këtij gjesti, Erdogani është bërë hero nëpër shtetet Arabe,dhe është bërë Idol i rezistencës Palestineze. 

 Më 25 Maj 2010, një grup aktivistësh u nisën nga Turqia për të thyer Bllokadën Detare Izraelite kundër Gazës. Anija ishte një anije humanitare me emrin Mavi Marmara, dhe në datën 31 Maj 2010, ushtritë Izarelite në ujërat ndërkombëtare ndërhyn në anijen humanitare, ku me përdorimin e forcës ushtarake kanë vdekur 10 persona, ngjarje kjo që ishte afër marrjes fund të Marrëdhënieve Diplomatike Izrael-Turqi. Pas kësaj ngjarjeje Erdogan'i në një fjalim të mbajtur në këshillin e Partisë të tij, thotë "Derisa Partneriteti i Turqisë është shumë i vlefshëm, po ashtu edhe armiqësia e Turqisë do të jetë e rreptë".

Maredheniet me Ballkanin

Erdogani nisi nje fushate per perafrimin e popujve te Ballkanit me Turqine, duke bere vizita te rendesishme ne Kosove dhe Shqiperi, disa herë. Erdogani u zotua per te punuar per popujt miq me turqine, nder te cilet i konsideron veçanerisht shqiptaret. 

Zgjedhja si president

Pas 11 vitesh ne pushtet, Erdogan vendosi te kandidoj per president te Turqise, post te cilin e fitoi pasi arriti me shume se 50 % te votave te popullit turk. Ndersa ne postin e kryeministrit erdhi ish-ministi i jashtem Ahmed Davutoglu, i cili gjithashtu eshte figure unifikuese per popullin turk. Erdogan eshte presidenti i pare i zgjedhur me vota te popullit, dhe me ardhjen e tij, posti i presidentit nuk eshte me aq ceremonial, por edhe vendimmarres./KBI-Bujanoc.com/

3192 Shikime