Izraeli arreston tetë palestinez në Bregun Perëndimor

21.09.2014

Izraeli arreston tetë palestinez në Bregun Perëndimor


Izraeli arreston tetë palestinez në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë arrestuar tetë palestinezë në Bregun Perëndimor gjatë natës, thanë dëshmitarët okularë.

Sipas dëshmitarëve, disa konvoj me forca ushtarake sulmuan qytetin e Hebronit, dhe arrestuan katër palestinezë nga disa zona të provincës jugore.

Tre të tjerë u arrestuan në fshatin Al-Walaja në provincën jugore Bethlehem, dhe një tjetër në Jeninin verior.

Lidhur me arrestimet nuk pati asnjë koment nga qeveria palestineze apo autoritetet izraelite.

Forcat izraelite në mënyrë rutinore zhvillojnë fushata të paraburgimit kundër palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor nën pretendimet se ata janë të "kërkuar" nga autoritetet izraelite.

Rreth 7,000 palestinezë janë duke vuajtur në burgjet e Izraelit, njofton Ministria palestineze e Punëve të të Burgosurve./KBI-Bujanoc.com/

1243 Shikime