Komenti i Ibn Abasit r.a për havarixhët dhe raportit të tyre ndaj Kuranit

02.09.2014

Komenti i Ibn Abasit r.a për havarixhët dhe raportit të tyre ndaj Kuranit


Komenti i Ibn Abasit r.a për havarixhët dhe raportit të tyre ndaj Kuranit

Dijetari i njohur Tavusi, r.h transmeton se kur ibn Abasit iu përmendën havarixhët dhe raporti apo sjellja e tyre ndaj Kuranit, ai tha:

“Besojnë në ajetet e qarta -mehkemat, ndërsa bredhin apo krijojnë pështjellim në ajetet e paqarta – muteshabih, pastaj lexoji ajetin Kuranor:

“Është Ai që të ka shpallur ty (o Muhamed) Librin, disa vargje të cilit janë të qarta e me kuptim të drejtpërdrejtë. Ato janë themelet e Librit. Kurse disa (vargje) të tjera janë jo krejtësisht të qarta  (me kuptime alegorike). Ata, zemrat e të cilëve priren nga e pavërteta, ndjekin vargjet më pak të qarta, duke kërkuar të krijojnë pështjellim dhe duke kërkuar t’i komentojnë sipas dëshirës së vet. Por, kuptimin e tyre të vërtetë e di vetëm Allahu. Ndërsa ata që janë thelluar në dijeni, thonë: “Ne i besojmë (Kuranit). Të gjitha këto (vargje të qarta e alegorike) janë nga Zoti ynë!” Këtë e kuptojnë vetëm njerëzit e mençur. (Ali Imran, 7).

Burimi: hanefijskimezheb./KBI-Bujanoc.com/

3140 Shikime