ISIS humb terren në veri të Irakut

02.09.2014

ISIS humb terren në veri të Irakut


ISIS humb terren në veri të Irakut

Milicitë irakene dhe forcat kurde janë duke vazhduar avancimin e tyre kundër militantëve të ISIS, një ditë pasi thyen rrethimin në rajonin Amerli në veri të vendit.

Sipas raporteve nga BBC, banorët janë rikthyer ne shtepite e tyre pas gati dy muajsh.  

Dhuna në Irak është përshkallëzuar ndjeshëm në muajt e fundit, pasi grupi i militantëve të ISIS kanë marrë kontrollin e një pjese të madhe në veri dhe perëndim të vendit. Mbi 1500 persona jane vrare nga ky grup vetem ne muajin gusht, ndersa me shume se nje milion jane detyruar te lënë shtëpitë e tyre si pasoje e dhunes ne rritje. /KBI-Bujanoc.com/

1079 Shikime