Qumështi na mbron nga kanceri

04.12.2013

Qumështi na mbron nga kanceri


Qumështi na mbron nga kanceri

Konsumimi i rregullt i qumështit të mbron nga rreziku për të zhvilluar kancer të zorrës së trashë.

Studiuesit amerikanë kanë analizuar të dhëna të pothuajse 500 mijë personave të mbledhura nga studimet e mëhershme.

Rezultatet kanë treguar se personat të cilët pinë 400 mililitër qumësht çdo ditë kanë 12 për qind më pak rrezik të preken nga ky lloj kanceri.

Kanceri i zorrës së trashë është lloji i tretë më i shpeshtë i kancerit në botë, ndërsa shkalla e prekjes nga ai dallon në vende të ndryshme, që mund të shpjegohet edhe nga ndryshimi i mënyrës së ushqimit.

Ndikimin pozitiv të qumështit shkencëtarët e shpjegojnë me veprimin e kalciumit, i cili më herët ishte dëshmuar se ka efekt mbrojtës. /albeu/

Përshtati./KBI-Bujanoc.com/

1039 Shikime