25.08.2014
Ish myftiu i Jerusalemit: Diktaturat janë fajtore për rritjen e ekstremizmit
krima Sabri, ish myftiu i Jeruzalemit, konkretisht i Xhamisë al Al-Aksa, ka thënë se diktatorët në vendet arabe kanë shtyrë që të krijohen këto "masa ekstreme".
Duke folur në takimin e Dijetarëve Botëror në Stamboll të Turqisë, Sabri ka akuzuar diktaturat arabe dhe mungesën e iniciativave nga ana e dijetarëve muslimanë, në trajtimin e problemit të ekstremizmit në rritje.
"Ekstremizmi është rezultat i presionit nga diktaturat e administratave dhe ngase dijetarët nuk e bëjnë punën e tyre siç duhet," tha Sabri, duke bërë thirrje për më shumë punë serioze nga dijetarët për të mësuar Islamin autentik, në mënyrë që të frenohet ekstremizmi, e që siç tha Sabri, nuk i ka rrënjët as në histori islame, e as në ndërtim të shtetit islam.
Ai gjithashtu inkurajoi dijetarët për të posorsitur të rinjtë që të mos izolohen, por të kyqen në shoqëri, dhe përmes islamit të tyre të ftojnë të tjerët që ta kuptojnë paqen që përcjell kjo fe. /KBI-Bujanoc.com/
1135 Shikime