05.08.2014
Gaza fillon te kthehet ne normalitet
Banorët e Gazës ende nuk po besojnë se jeta e tyre u kthye në normalitet. Mohamed Hejazi, 13, nuk mund ti besoj veten e tij se është hapur dyqani i fqinjit aty pranë.
Ai nxitoi në dyqanin e fqinjit për të blerë një sanduiç Falafel, ushqim ky i preferuar për të rinjtë e Rripit të Gazës.
Ashtu si mijëra fëmijëve të tjerë, ai iu gëzua ndihmave humanitare, të cilat vijnë kryesisht nga Turqia.
Një ndjenjë e normalitet ka filluar të ndihet sapo armëpushimi hyri në fuqi.
Dyqanet filluan të hapin dyert e tyre pas 30 ditësh nga dita e mbylljes.
Mijëra banorë të Gazës u dyndën në tregjet për të blerë gjëra për nevojat e tyre.
Izraeli është tërhequr plotësisht nga territori rrethuar palestinez, pasi u arrit një marrëveshje armëpushimi me Hamasin.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë palestinez, të paktën 1867 palestinezë, shumica civilë, u vranë dhe 9470 janë plagosur në sulmet e pamëshirshme izraelite, nga 7 korriku.
Sulmi ka lënë 5510 shtëpi banimi të shkatërruara plotësisht, dhe 30.920 shtëpi të dëmtuara pjesërisht./KBI-Bujanoc.com/
1097 Shikime