Mos falja e akshamit me xhematë gjatë Ramazanit?

02.07.2014

Mos falja e akshamit me xhematë gjatë Ramazanit?


Mos falja e akshamit me xhematë gjatë Ramazanit?

Pyetja: A ka bazë sipas medhhebit hanefij praktika e mos faljes së akshamit me xhemat në shumë xhami tona gjatë muajit të Ramazanit?

Përgjigja:

Praktika që në disa xhami tona të mos falet namazi i akshamit me xhemat gjatë muajit të Ramazanit nuk ndërlidhet me ndonjë qëndrim të medhhebeve për këtë çështje. Kjo ka të bëj me vendimin individual të disa imamëve të kushtëzuar nga gjendja reale që xhematlijt janë të zënë me iftarin që në përgjithësi organizohet larg xhamive, andaj nuk ka kush të fal namazin, sepse xhemati në përgjithësi falet në shtëpi apo në ato vende ku organizohet iftari.  Në përgjithësi kjo ndodh në ato vende ku nuk ka asnjë njeri që mund ta zëvendësoj imamin në ndonjë kohë të namazit. Konsideroj se imami dhe xhemati duhet të kujdesen që të falin çdo namaz në xhami me xhemat, po edhe namazin e akshamit gjatë muajit të ramazanit, që xhemati të cilët falin rregullisht namazet në xhami mos të humbin vlerën e namazit në xhami . Kjo është e drejta e atyre dhe obligim i imamit. Gjithsesi se duhet të ketë mirëkuptim për rrethana të jashtëzakonshme dhe mos të ndodhin probleme dhe fjalosje nëse imami ndonjëherë mungon, ndërsa nuk ka siguruar zëvendësim. Për më tepër një lëshim që përmendni ju assesi nuk duhet të bëhet traditë e përhershme as në muajin e ramazanit as jashtë tij./KBI-Bujanoc.com/

994 Shikime