Ky eshte Iraku i Nuri Al Malikit

02.07.2014

Ky eshte Iraku i Nuri Al Malikit


Ky eshte Iraku i Nuri Al Malikit

Iraku po vuan pasoja e një qeverie “hakmarrëse” shiite, qeveri e cila ka në cak të vazhdueshëm myslimanët sunit. Teknikat e ndryshme të torturës janë të tilla, që shkaktojnë jo vetëm pasoja fizike por edhe psikologjike. Edhe ata pak persona që kanë arritur të dalin nga burgjet e Malikit, sot janë të rrëmbyer nën ethet e torturave nga milicia.

rejtuar gishtat në kryeministrin e vendit, Nuri al Maliki.

Asnjëherë nuk janë treguar numrat e irakianëve që janë arrestuar nga qeveria e kryeministrit Nuri al-Maliki, i cili është akuzuar edhe nga organizatat e të drejtave të njeriut, duke deklaruar se ai mbështet torturën e vazhdueshme.

Heba El-Shamary (emri i ndryshuar për arsye sigurie), u lirua javën e kaluar nga një burg irakian, ku ajo kaloi katër vitet e fundit.

 "Unë jam torturuar dhe përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme nga ana e forcave irakiane të sigurisë," tha ajo për Al Jazeera. "Unë dua ti tregojë botës se çfarë unë dhe gratë e tjera irakiane kemi hequr gjatë këtyre viteve të fundit. Jeta jonë ka qenë një ferr.

 Heba u akuzua për terrorizëm, një fat me të cilin përballen shumë irakianë të cilët janë arrestuar nga forcat e sigurisë.

 "Unë tani dua t'u shpjegojë njerëzve atë që po ndodh në burgjet që po i udhëheq kryeministri Nuri al- Maliki dhe banda e tij”, tha Heba

 "Unë jam përdhunuar pa pushim, jam goditur me shqelma, rrahur, fyer dhe pështyrë."

 Historia e tmerrshme e Hebas, për fat të keq është vetëm një shembull i asaj që një raport i kohëve të fundit nga Amnesty International i referohet si "një cikël i zymtë i abuzimeve të të drejtave të njeriut.

Raporti i Amnesty International thotë se "Iraku ende është duke paguar një çmim të lartë, pas një dekade të abuzimeve, dhe ekspozon një kronologji të gjatë të torturës dhe të keqtrajtimit të të burgosurve nga forcat irakiane të sigurisë, ashtu si dhe nga trupat e huaja të udhëhequra nga SHBA-të, që nga viti 2003.

Një grua irakiane, duke folur në kushte anonimiteti, tregon se si nipi i saj u arrestua kur ai ishte vetëm 18 vjeç. Neni famëkeq i quajtur “Neni i katërt” i jep qeverisë të drejtën për të arrestuar çdo të "dyshimtë" kundër terrorizmit. Kështu, gruaja anonime rrëfen për trajtimin e nipit të saj:

"Ata e rrahën atë me tuba metalike, duke përdorur fjalë të ashpra dhe u betuan kundër Zotit dhe Islamit, dhe kërcënonin se do ti sillnin motrat e tij për ti përdhunuar. Ajo tregon se si ata e lanë djaloshin e zhveshur, në temperatura të ulëta.

Nipi i saj, i cili u lirua pas katër vjet burgim, pasi Gjykata e Apelit irakian e gjykoi atë si të pafajshëm, u arrestua pas 10 ditë pas lirimit të tij, përsëri sipas nenit 4. Ky nen i jep qeverisë së kryeministrit Maliki “licencën” për të arrestuar këdo. Neni katër dhe ligjet e tjera i sigurojnë qeverisë aftësinë për të imponuar dënimin me vdekje për gati 50 krime, duke përfshirë terrorizmin, rrëmbim dhe vrasje, por edhe për vepra të tilla si dëmtim të pronës publike.

Ndërkohë gruaja anonime vazhdon rrëfimin e nipit të saj duke thënë:

"Më në fund, pas vdekjes së shumë prej të burgosurve nën torturë, nipi im ra dakord për të nënshkruar një rrëfim të rremë të shkruar nga ana e hetuesve, edhe pse ai kishte dëshmitarë që e kanë parë atë në një vend tjetër në ditën kur “krimi” ka ndodhur."

Yousef Abdul Rahman ka një histori po aq tronditëse, pasi ka qenë i arrestuar që nga viti 2011 në atë që njihet si “më i keqi nga burgjet".

 "Unë jam mbajtur në një burg të sigurisë së lartë, i cili dihet se udhëhiqet nga Nuri al Maliki. Aty hodhën ujë të ftohtë mbi mua dhe përdorën energji elektrike, tha ai për Al Jazeera. "Shumë prej të burgosurve që ishin me mua u përdhunuan. Ata u përdhunuan me shkopinj dhe shishe xhami. Pashë gjakun mbi trupat e tyre” vazhdon tregimi i Yosef.

  Në Irakun e sotëm, për fat të keq është shumë lehtë për të takuar persona që kanë “hëngër burgun”, persona të cilët janë arrestuar dhe torturuar. Por më e keqja është se ky trend është në rritje.

 Iraku po vuan pasoja e një qeverie “hakmarrëse” shiite, qeveri e cila ka në cak të vazhdueshëm myslimanët sunit. Teknikat e ndryshme të torturës janë të tilla, që shkaktojnë jo vetëm pasoja fizike por edhe psikologjike. Edhe ata pak persona që kanë arritur të dalin nga burgjet e Malikit, sot janë të rrëmbyer nën ethet e torturave nga milicia.

*Shenim: Ky artikull eshte dokumentar i përkthyer dhe publikuar më parë, por që korrespodon me situatën aktuale në Irak, dhe shpjegon rrugën se si vendi ka ardhur tek trazirat e sotme.

 (Vazhdon me pjesën e dytë) ./KBI-Bujanoc.com/

1032 Shikime