27.06.2014
Sulm izraelit në Gaza, vriten dy burra

Dy palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit të premten në Rripin e Gazës. Osama Hasan, 29, dhe Mohamed al-Faseih, 24, u vranë që të dy kur një avion izraelit gjuajti në një automjet civil në kampin e refugjatëve Al-Shatai.
"Të dy persona janë plagosur për vdekje gjatë sulmit," tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qodrah për Anadolu Agency.
Autoritetet izraelite nuk bënë asnjë koment mbi sulmin vdekjeprurës.
Sulmi i së premtes erdhi menjëherë pasi gjashtë palestinezë, përfshirë dy fëmijë, janë lënduar nga zjarri i artilerisë izraelite në Khan Younis, rajon ky në jug të Rripit të Gazës.
Që kur tre kolonë çifutë u zhdukën nga Bregu Perëndimor dy javë më parë, shteti i vetëshpallur hebre ka filluar disa sulme në Rripin e Gazës si dhe aksione masive në të gjithë Bregun Perëndimor.
Asnjë grup deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për zhdukjen e izraelitëve. /KBI-Bujanoc.com/
1081 Shikime