Muslimanët e Ballkanit të vendosur të ruajnë parimet e Ehli Sunetit

16.06.2014

Muslimanët e Ballkanit të vendosur të ruajnë parimet e Ehli Sunetit


Muslimanët e Ballkanit të vendosur të ruajnë parimet e Ehli Sunetit

Në Sarajevë dje dhe pardje është mbajtur konferenca shkencore me titull “Ehl-i sunne ve’l-xhema’a –Tradita e muslimanëve të Ballkanit.”

Ky takim i shquar shkencorë është mbajtur nën organizimin e Rijasetit të BIH dhe Fakultetit të shkencave islame në Sarajevë.

Në këtë konferencë shkencore kanë marrë pjesë edhe tre profesor shqiptarë, prof dr. Metin Izeti, prof dr. Xhabir Hamiti dhe porf. dr. Musa Vila.

Pas punës dy ditore pjesëmarrësit miratuan një deklaratë të cilën MINA e transmeton në tërësi.

Deklarata

Ehl-i sunnet ve l-xhema’at janë sahabët e pejgamberit a.s dhe të gjithë ata që i ndjekin në përputhje me Kuranin dhe sunetin deri në Ditën e Kijametit. Kapja për litarin e Allahut dhe largimi nga përçarja dhe sektarizmi janë nga obligimet kryesore të islamit. Ruajtja e unitetit dhe pengimi i sektarizmit mund të arrihet vetëm duke iu përmbajtur mësimeve të Ehli Sunetit dhe xhematit.

Muslimanët e Gadishullit Ballkanik kanë pranuar mësimin e drejtë të Ehli Sunetit para pesë shekujve dhe e kanë ruajtur deri në kohën e sotme.

Ulematë dhe Bashkësitë islame të Ballkanit gjatë Perandorisë Osmane dhe pas saj, deri në ditët e sotme kanë komentuar dhe komentojnë mësimet e Ehli sunetit.

Mësimet e Ehli Sunetit ruajnë unitetin e muslimanëve të Ballkanit si një nga qëllimet kryesore të sheriatit;

Duke ndjekur medhhebin hanefij si njëri nga katër medhhebet e pranuara të Ehli Sunetit, muslimanët e Ballkanit, çdo musliman që falet në drejtim të Qabesë, e konsiderojnë vëlla në fe, mirëpo janë kundër çdo kërcënimi sektarë që kërcënojnë muslimanët dhe traditën e tyre.

Muslimanët e Ballkanit janë të vendosur të ruajnë medhhebin hanefij/maturidij në rrethanat aktuale; atë maturidij në akaid dhe hanefij në fikh (Ibadat dhe Muamelat) në përputhje me Kuranin dhe Sunetin e pejgamberit a.s.

Ulematë e muslimanëve të Ballkanit,  të cilët e kanë obligim që me fjalët dhe praktikën e tyre të ruajnë mësimet e Ehli Sunetit, edhe më tej do të vazhdojnë  të shërbehen me ixhtihadin në të gjitha shkencat islame, duke ndjekur traditën e deritashme të kuptimit dhe komentimit të fesë, ndërsa muslimanët të cilët nuk kanë një arsimim të thellë në shkencat islame duhet të ndjekin ulematë e tyre dhe komentimin  institucional të Islamit.

Interesi strategjik dhe nga qëllimet kryesore të muslimanëve të Ballkanit është që të ruajnë unitetin e tyre fetarë si një parakusht i çdo uniteti tjetër; dhe nëpërmjet rrugëve legale dhe mjetet që u lejon feja dhe civilizimi islam si dhe ligjet e shtetit ku jetojnë të kthejnë çdo gjë që u takon  dhe të kontribuojnë në zhvillimin e bashkësive dhe shoqërive ku jetojnë. Në prag të një epoke të re, kur të gjitha shtete ku jetojnë myslimanët e Ballkanit përgatiten të hyjnë në Unionin Evropian apo edhe kanë hyrë në të, muslimanët në të gjitha vendet Ballkanit si dhe  në të gjithë Unionit Evropian e shohin  daru l ‘ ahdin  (hapësirë e marrëveshjeve të përbashkëta),  dhe në bazë të kësaj  janë të gatshëm të japin kontributin e tyre në këtë plan.

Të gjithë pjesëmarrësit e kësaj konference janë të vetëdijshëm për detyrimet që ulemaja ka ndaj ummetit dhe  për të gjithë qenien njerëzore, andaj do të vazhdojë me organizimin e këtyre ngjarjeve në Sarajevë apo edhe në ndonjë vend tjetër në Ballkan dhe Evropë.

Pjesëmarrësit e konferencës theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet zyrtare dhe jozyrtare islame si Rabita, Dijaneti turk, OKI, ISESCO dhe tjera, që të japin kontributin e tyre në arritjen e këtyre qëllimeve.

Pjesëmarrësit e konferencës shprehën rëndësinë e forcimit të vetëdijes së muslimanëve për rrezikun e sektarizmit dhe nevojën e luftës kundër tij në çdo fushë.

Burimi: Rijaset.ba

Përktheu: Arsim Dauti /KBI-Bujanoc.com/

1223 Shikime