Maturantet e Kumanovës që festuan ndryshe

22.05.2014

Maturantet e Kumanovës që festuan ndryshe


Maturantet e Kumanovës që festuan ndryshe

Një grup vajzash, të cilat këtë vit përfunduan shkollimin e mesëm, zgjodhën të u bashkohen kolegeve në festimin e maturës.

Ato zgjodhën për të qëndruar larg zhurmës së madhe dhe festimit të tepruar. Për këtë, “Sektori i Femrës”, pranë Forumit Rinor Islam, dega Kumanovë, për mbrëmjen e 20 majit, organizoi një darkë solemne për maturantet.

Përveç tyre, të pranishme ishin edhe anëtare e aktiviste të Sektorit të Femrës si dhe disa apsolvente.

Pas darkës pasoi një program i shkurtër i përgaditur nga vetë maturantet, përfshirë kështu disa poezi, ilahi, monolog si dhe një prezentim në aspektin psikologjik përgaditur nga njëra apsolvente.

Dhe në fund, maturantet morën nga një dhuratë modeste nga ana e Sektorit të Femrës, pranë FRI-së. /KBI-Bujanoc.com/

1150 Shikime