21.05.2014
OKB dërgon ekipe të ndihmës për viktimat e përmbytjeve në Ballkan

Njerëzit në Serbi, Bosnje dhe Kroaci kanë nevojë për ujë të pijshmë, mjekësi, ushqim, tenda strehimi dhe furnizime të tjera humanitare pas përmbytjeve, ka thënë një zëdhënës i OKB-së të martën.
“Kombet e Bashkuara dhe partnerët humanitar kanë ofruar asistencë autoriteteve,” tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarriç.
Dujarriç njoftoi se më shumë se 70.000 njerëz janë evakuuar nga zonat e prekura nga përmbytjet, dhe rreth 50 persona kanë humbur jetën në Bosnjë, Serbi dhe Kroaci.
“Në Bosnjë-Hercegovinë, OKB-ja vazhdon koordinimin me qeverinë pas përmbytjeve të fundit. Ndihma emergjente arritëN në Tuzla (veri-lindje të Bosnjes) të hënën dhe ekipet e ndihmës janë duke u vendosur,” shtoi Dujarriç. /KBI-Bujanoc.com/
1005 Shikime