20.05.2014
U hap xhamia e re në Çair

Në komunën e Çairit është inaguruar përpara qytetarëve të shumtë xhamia e re.
Në ceremoninë e përurimit të Xhamisë së Çairit, përveç kryetarit të komunës Izet Mexhit, kreut të BFI-së Sulejman efendi Rexhepi, përfaqësues të bashkësive islame të Kosovës dhe Shqipërisë, ka marrë pjesë edhe zëvendëskryetari i Komunës së Bursës të Turqisë, Bajram Vardar.
Kryetari i komunës Çair, Izet Mexhiti tha se në këtë komunë do të vazhdojnë të ndërthen xhami, pasi ata shërbejnë për ngritjen lart të identitetit fetar dhe atij kombëtar.
/KBI-Bujanoc.com/
1352 Shikime