KBI nisë fushatën kundër alkoolit

07.04.2014

KBI nisë fushatën kundër alkoolit


KBI nisë fushatën kundër alkoolit

Departamenti i të rinjve pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc ka realizuar me sukses fazën e parë të fushatës “Alkooli-matura dhe ekskursioni”

Të rinjtë e kësaj organizate sot kanë ka bërë shpërndarjen e broshurave në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc si dhe në sheshin e qytetit.

Siç njofton kjo organizatë fetare, fushata senzibilizuese e marrë sot është faza e parë, ndërsa të mërkurën në shtëpinë e kulturës do të realizohet faza e dytë me një tribunë fetare me maturantët e shkollës së mesme “Sezai Surroi”Me këtë rast departamenti në fjalë fton të gjithë maturantët por edhe nxënësit tjerë të kësaj shkolle që të marrin pjesë në këtë tribunë./KBI-Bujanoc.com/

1265 Shikime