04.09.2014

Personalitete

Muhamed Ali Es-Sabuni

Muhamed Ali Es-Sabuni

Muhamed Ali Es-Sabuni është një prej dijetarëve të Sirisë, gjegjësisht të qytetit të Halebit në Siri. Është lindur në vitin 1930. Është një prej profesorëve të Fakultetit të Sheriatit në Meken e ndriçuar. Ai ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e Kuranit dhe shkencave të tij. Rrjedh nga një familje me origjinë të hershme të dijes ngase i ati i tij ishte prej dijetarëve të njohur të asaj kohe. Muhamed Ali Es-Sabuni fillimet e dijes së tij i mori nga familja, gjegjësisht nga i ati i tij, fillimisht ai mësoj rreth Gjuhës Arabe, obligimeve, njohurive bazike të fesë dhe e mësoj Kuranin përmendësh që në moshën e re.