23.10.2015
Intervistë: Ne në Zvicër përcjellim mesazhin islam

“Puna që bëhet në xhami është mësim-besimi, edukimi, përqëndrimi në kultivimin e gjuhës së pastër shqipe nëpër mektebe, aktivitete kulturore, aktivitete sportive, grupe dramaturgjike, aktivitete humanitare, siç janë dhurimi i organizuar i gjakut nga xhemati, ekskurzione nga më të ndryshme brenda dhe jashtë Zvicrës, kampingje, përcjellja e ndeshjeve sportive në mënyrë të organizuar, organizimi i seminareve, tribunave, koncerteve islame, manifestimet e ndryshme me karakter kulturor dhe kombëtar”, – u shpreh në mes tjerash në intervistën dhënë revistës sonë kryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër Nehat ef. Ismaili.