Ndron jetë Dr. Musli Bajrami

20.06.2015

Ndron jetë Dr. Musli Bajrami


Ndron jetë  Dr. Musli Bajrami

Dje më datë 19 qershor 2015 pas namazit të teravisë, ndëroi jetë Prof. Dr. Musli Bajrami, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Në vazhdim ua sjellim biografinë e rahmetliut.

Dr. Musli Bajrami ka lindur me 14.01.1957 në fshatin Gradec të Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vendlindjen e tij në vitin 1972 dhe në shtator të të njëjtit vit vazhdoi mësimet e tija në medresenë Furkan në Damask-Siri. Pas kryerjes së shkollës së mesme, Studimet e tija i vazhdoi në Fakultetin Teologjik dega: Akaidi dhe filozofia Universiteti – Al-Ez’har në Kairo, Egjipt, për ta kryer atë në vitin 1981. Pas diplomimit në vitin 1983 ai u emërua përgjegjës për jetën fetare dhe arsimore (imam, mualim dhe vaiz) në fshatin Gradec, detyrë të cilën vazhdoi ta kryej deri në vitin 1995.

Prej vitit 1988 e deri në vitin 1992 ka kryer detyrën e Kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gostivar. Ndërsa që nga viti 1990/91-2007 punon si profesor i rregullt në medresenë “Isa Beu“ në Shkup për lëndën e akaidit, kaliografis arabe Da’ves dhe të retorikës.

Gjatë kësaj periudhe përgatit edhe tekstet mësimore për lëndët e lartpërmendura për të gjitha vitet. Është recezent i mbi 17 veprave me karakter fetar të përkthyera në gjuhën shqipe.
Përveç kësaj Musli Bajrami boton edhe punime tjera publicistike dhe shkrime tjera në gazetën ”Hëna e Re”. Ndërsa në vitin 2008 ka përkthyer në gjuhën shqipe tefsirin e Imam Nesefiut, pjesën e tretë.

Studimet pasuniversitare i regjistroi në Universitetin e Tetovës në vitin 1998/1999, Provimet e planifikuara i dha në kohën e duhur dhe me 25.09.2003 mbrojti me sukses temën e magjistraturës më titull: ”Periudha historike e medresesë së Isa Beut-Shkup”. Para komisionit të përbërë nga: Prof. Dr. Ahmed Sherifi mentor, Prof. Dr. Jahja Drançolli Kryetar dhe Prof. Dr. Nebi Dervishi anëtarë.

Nga 2007/08 filloi të punojë në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup si profesor i rregullt Ass, në lëndën e Kuranit për katër semestrat e parë dhe lëndën e Akaidit për semestrin e dytë dhe të tretë, në këtë periudhë, do të përgatisë tekstet për lëndët e sipër përmendura, dhe në dhjetor të vitit 2009, e regjistroi doktoraturën në Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit. Senati i Universitetit ka miratuar temën e disertacionit të doktoraturës dhe me 21.12.2013 mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me titull: “Shi’itët dymbëdhjetëshe dhe Ehli-Suneti, Identiteti dhe dallimet në parimet e besimit”. Para komisionit të përbërë nga: Prof. Dr. Metin Izeti mentor, Prof. Dr. Mevludin Dudiç (Rektor i Universitetit) kryetar dhe Prof. Dr. Enver Giciç anëtarë.

Varrimi i rahmetliut është sot ( e shtunë) me namazin e iqindisë në varrezat e fshatit Gradec.
(Muftinia e Gostivarit)

/KBI-Bujanoc.com/

2397 Shikime