20.03.2014
Fëmijët shqiptarë mbeten në Siri
Ndërsa konfirmohet se nga Shqipëria janë larguar drejt Sirisë për të luftuar 86 shtetas shqiptarë, për 13 prej tyre Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të dhëna të provuara edhe nga sistemi TIMS, se kanë marrë me vete bashkëshortet dhe fëmijët.
Mosha më e vogël e një te mituri te marre nga prinderit e qe ndodhet aktualisht ne Siri, eshte nje vajze 6-muajshe nga fshati Gurras e Pogradecit, e cila rezulton të ketë lënë Shqipërinë në fundt te tetorit 2013, se bashku me nenen e te atin, Krenar Shulin, si edhe me te motren dhe te vellanë, edhe keta te mitur.
Një tjetër rast është edhe ai i shtetasit Hamit Muslia, i njohur si Ebu Enesi, i cili është vrarë, duke lënë katër fëmijët në Siri. Në Siri kanë mbetur edhe fëmijët e imamit Genci Balla, i njohur si Abdurrahim Balla, i arrestuar pak ditë më parë në Tiranë.
Prokuroria e Krimeve te Renda aktualisht po vijon hetimet duke pyetur familjare te te gjithe personave qe ndodhen ne Siri, disa prej te cileve jane shfaqur te pakenaqur e kane akuzuar te arrestuarit, ndersa disa te tjere shprehen se nuk e dinin qe te afermit i kane ne lufte, por se jane te punesuar ne Turqi apo Arabine Saudite. Javen qe vjen, tha nje burim i Top Channel, pritet te merren ne pyetje disa nga personat qe jane kthyer nga lufta ne Siri, prej te cileve 12 prej tyre jane te plagosur./KBI-Bujanoc.com/
1041 Shikime