28.02.2014
Dhjetë veprime që i bëjnë prindërit të lumtur

Kur ne ishim të vegjël shpeshherë i kritikonim prindërit tanë për veprimet e tyre, mirëpo kur u rritëm zbuluam se atë që e bënin ata ishte e drejtë. Tregon një grua duke thënë se kur unë isha vajzë, shpshherë isha e padurueshme ndaj veprimeve të nënës time dhe i thosha: Do ta shohësh se çfarë do të bëjë unë kur të bëhem nënë sikur ti. Mirëpo kur u rrita dhe u bëra nënë edhe unë veproja njëjtë sikur ajo.
Bamirësia ndaj prindërve ka vlerë të madhe sa që edhe ne duhet ti edukojmë fëmijet tanë qysh nga vegjëlia me bamirësi.
Allahu në Kur’an porosit për bamirësi ndaj prindërve duke thënë:
“ Dhe bamirësi ndaj prindërve ...” El-isra 23
Në vijim do të praqesim dhjetë veprime të bukura dhe praktike për ti bërë prindërit tanë sa më të lumtur:
E para. Kujtimet e kaluara
Tu flasim për veprimet e tyre kur ne ishim të vegjël, ku për ne ato veprime atëherë ishin të mërzitshme, por tani e kemi kuptuar se ishin veprime të drejta dhe të arsyeshme.
E dyta. Ndjenjat dhe emocionet
Nësa ata të japin diçka ose të këshillojnë, paraqit para tyre ndjenjën e gëzimit dhe lumturisë, dhe sqaroji atyre se ti ishe i nevojshëm për këtë dhe se do ta shfrytëzosh në dobinë tënde.
E treta. Dhuratat
Bleji atyre dhurata (çfarëdo që të jenë) sepse dhurata shpreh dashurinë tënde ndaj tyre. Nuk është kusht që të jetë e shtrenjtë, përsërite këtë më shpesh, dhe mos u mërzit nëse ata të njejtën ia dhuruan dikujt tjetër, sepse ata e bëjnë nga dashuria që kanë për ty.
E katërta. Biseda me ta
Bisedo sa më tepër me ta dhe vizitoji sa më shumë nëse nuk jeton me ta, bile vizitoji edhe vëllezërit dhe motrat e tyre, sepse kjo i bën ata të lumtur.
E pesta. Këshillimi
Këshillohu me ta në marrjen e vendimeve të mëdha, si sph. Blerja e shtëpisë, e veturës, udhëtimi etj.
Por edhe në vendimet e vogla sepse ata i bënë të ndihen të rëndësishëm.
E gjashta. Shakaja
Është mirë të bëjmë shaka me ta (në suaza të kompetencave si fëmijë të tyre) duke u treguar ngjarje të ndryshme të jetës së fëmijërisë etj. që të mbjellim buzëqeshjen në shpirtin e tyre.
E shtata. Përdorimi i teknologjisë së re
Bëji edhe ata që pakashum të përdorin teknologjinë e re, si telefoni, interneti, kompjuteri etj. Që të mos ndihen se janë larg nga kjo mënyrë e jetës.
E Teta. Vizita dhe mikpritja:
Ndajë kohë të caktuar për vizitën e tyre (nëse nuk jetojnë me ty), por edhe merri në shtëpinë tënde ose në ndonjë vizitë diku apo piknik apo diku tjetër.
E Nënta. Butësia me ta
Mundohu të jeshë i butë dhe i qetë me ta, e në veçanti kur ata janë moshuar shumë. E nëse bën ndonjë gabim ndaj tyre shpejto që të kërjosh falje që të jenë të kënaqur me ty.
E Dhjeta. Shokët dhe miqtë
Mundohu që ti nderosh dhe vizitosh shokët dhe miqët e tyre, por mundohu që edhe shokët dhe miqtë e tu të njihen më prindërit e tu, sepse ata ndihen më mirë dhe më të rehatshëm kur i njohin shoqërinë tënde.
Këto veprime janë nëse prindërit tanë janë të gjallë, por nëse ata kanë kaluar në mëshirën e Zotit përsëri ka mundësi që ata ti bëjmë të lumtur si psh. Të bëjmë lutje të vazhdueshme për ta, të japim sadakë në emër të tyre, ti nderojmë shokët e tyrë, të bëjmë ndonjë sadakë të rrjedhshme për shpirtin e tyre, ti vizitojmë në varr etj.
Tregohet një ngjarje në Amerikë së një nënë ishte sëmurë dhe djali i saj e kishte dërguar në një spital dhe aty qëndronin bashkë me gruan e tij. Ata kujdeseshin shumë por edhe të tjerët kujdeseshin sa që telefonatat e shumta nga familjarët e bënë që të pyes motra medicinale për pozitën e kësaj gruaja.
Ata ju përgjigjën se kjo është zonjë shtëpie por është nëna jonë, dhe se feja jonë na obligon për përkujdesje. Ajo e mahnitur me këtë përkujdesje si obligim fetar e pranon fenë islame si një fe që po e vlersoka aq shumë njeriun e në veçanti nënën.
Bamirësia ndaj prindërve është obligim nga ana e Zotit që urdhërohet me Kur’an dhe me hadithet e Muhamedit s.a.v.s.
Thuhet: “Kujdesuni për prindërit tuaj, kujdesen për ju fëmijët tuaj”.
Përshtati nga arabishtja
Mr. Ragmi Destani
2340 Shikime