Pejgamberët e dalluar (ulu’l-’azm)

15.02.2014

Pejgamberët e dalluar (ulu’l-’azm)


Pejgamberët e dalluar (ulu’l-’azm)

Dërgimi i pejgamberëve (resulë apo nebijë) është urtësi dhe mëshirë e jo pamundshmëri as anakronizëm, për shkak të pamjaftueshmërisë së njeriut[1] që t’i perceptojë dhe përvetësojë të gjitha gjerat që i sheh apo jo, që janë shpirtërore apo materiale, të kësaj apo asaj bote.

Në besimin islam të gjithë pejgamberët në parim janë të barabartë. Të tillë duhet t’i besojmë pa përjashtim. Por, sikur që në botën njerëzore disa njerëz kanë nivele shoqërore dhe shpirtërore më të larta, ashtu edhe në botën pejgamberike disa prej tyre kanë nivele më të larta se disa të tjerë. Kur’ani lidhur me këtë thotë:

تِلْكَ الرُّسُلُ فَضَّلْنَا بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ ۘ مِّنْهُم مَّن كَلَّمَ اللَّـهُ ۖ وَرَفَعَ بَعْضَهُمْ دَرَجَاتٍ  

“Ata të dërguar ne i kemi dalluar disa nga të tjerët. Me disa prej tyre ka folur Allahu e disa i ka ngritur për disa shkallë…”. (El-Bekare: 253).

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلًا مِّن قَبْلِكَ مِنْهُم مَّن قَصَصْنَا عَلَيْكَ وَمِنْهُم مَّن لَّمْ نَقْصُصْ عَلَيْكَ ۗ وَمَا كَانَ لِرَسُولٍ أَن يَأْتِيَ بِآيَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّـهِ 

“Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e Allahut…”. (Gafir / Mu’min, 78).

Në mesin e pejgamberëve me nivel të dalluar, të vendosmërisë së lartë, sipas numrit më të madh të dijetarëve muslimanë (أُولُو الْعَزْمِ  / ulu’l-azmi) bëjnë pjesë: Ademi, Nuhiu, Musai, Ibrahimi, Isai dhe Muhammedi a.s.[2]

Këta janë ata që e kanë zbatuar detyrën për ta komunikuar te njerëzit fenë me vendosmëri të lartë, pa shfaqur shenja tërheqjeje para sfidave dhe problemeve, para përgjegjësive të marra përsipër. Kur’ani përmend se sabri (durimi) dhe takvallëku (devotshmëria) janë veçoritë thelbësore të ‘azmit (vendosmërisë).

Kur’ani e përshkruan këtë çështje në ajetin vijues:

وَإِذْ أَخَذْنَا مِنَ النَّبِيِّينَ مِيثَاقَهُمْ وَمِنكَ وَمِن نُّوحٍ وَإِبْرَاهِيمَ وَمُوسَىٰ وَعِيسَى ابْنِ مَرْيَمَ ۖ وَأَخَذْنَا مِنْهُم مِّيثَاقًا غَلِيظًا.

“Ne nga pejgamberët kemi marrë zotimin. Edhe prej teje, edhe prej Nuhiut, Ibrahimit, Musait dhe prej Isait, të birit të Merjemes, kemi marrë prej tyre zotim të fortë.” (El-Ahzab: 7).

فَاصْبِرْ كَمَا صَبَرَ أُولُو الْعَزْمِ مِنَ الرُّسُلِ

“Ti kij durim siç kanë duruar pejgamberët më të vendosur …”. (El-Ahkaf: 35).[3]

 

1) Ademi a.s.

Kur’ani flet për Ademin a.s. në disa sure dhe atë si për qenie njerëzore. Sipas të dhënave kur’anore Ademi është njeriu i parë dhe i dërguari i parë i Zotit. Emri i tij jep dy kuptime kryesore:

1. Adem do të thotë qenia e krijuar nga dheu, sepse edhe sipërfaqja e dheut quhet edim.

2. Adem do të thotë qenie e krijuar nga hiçi, asgjëja, me vullnetin e Krijuesit:

إِنَّمَا أَمْرُهُ إِذَا أَرَادَ شَيْئًا أَن يَقُولَ لَهُ كُن فَيَكُونُ.

“Kur ai dëshiron ndonjë send, urdhri i Tij është vetëm të thotë: Bëhu! Dhe ai bëhet.” (Ja Sin, 82).

Një pjesë e madhe e ajeteve kur’anore flasin për të, por rrëfimi kryesor është zhvilluar ndërmjet Krijuesit, melekëve dhe Iblisit. Ky shqyrtim është simbolik, por mjaft ilustrues për të vërtetat besimore paraekzistenciale dhe për psikologjinë dhe fatin e gjinisë njerëzore:

وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَائِكَةِ إِنِّي جَاعِلٌ فِي الْأَرْضِ خَلِيفَةً ۖ قَالُوا أَتَجْعَلُ فِيهَا مَن يُفْسِدُ فِيهَا وَيَسْفِكُ الدِّمَاءَ وَنَحْنُ نُسَبِّحُ بِحَمْدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَ ۖ قَالَ إِنِّي أَعْلَمُ مَا لَا تَعْلَمُونَ . وَعَلَّمَ آدَمَ الْأَسْمَاءَ كُلَّهَا ثُمَّ عَرَضَهُمْ عَلَى الْمَلَائِكَةِ فَقَالَ أَنبِئُونِي بِأَسْمَاءِ هَـٰؤُلَاءِ إِن كُنتُمْ صَادِقِينَ . قَالُوا سُبْحَانَكَ لَا عِلْمَ لَنَا إِلَّا مَا عَلَّمْتَنَا ۖ إِنَّكَ أَنتَ الْعَلِيمُ الْحَكِيمُ . قَالَ يَا آدَمُ أَنبِئْهُم بِأَسْمَائِهِمْ ۖ فَلَمَّا أَنبَأَهُم بِأَسْمَائِهِمْ قَالَ أَلَمْ أَقُل لَّكُمْ إِنِّي أَعْلَمُ غَيْبَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَأَعْلَمُ مَا تُبْدُونَ وَمَا كُنتُمْ تَكْتُمُونَ . وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ أَبَىٰ وَاسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ . وَقُلْنَا يَا آدَمُ اسْكُنْ أَنتَ وَزَوْجُكَ الْجَنَّةَ وَكُلَا مِنْهَا رَغَدًا حَيْثُ شِئْتُمَا وَلَا تَقْرَبَا هَـٰذِهِ الشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ الظَّالِمِينَ . فَأَزَلَّهُمَا الشَّيْطَانُ عَنْهَا فَأَخْرَجَهُمَا مِمَّا كَانَا فِيهِ ۖ وَقُلْنَا اهْبِطُوا بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ ۖ وَلَكُمْ فِي الْأَرْضِ مُسْتَقَرٌّ وَمَتَاعٌ إِلَىٰ حِينٍ. فَتَلَقَّىٰ آدَمُ مِن رَّبِّهِ كَلِمَاتٍ فَتَابَ عَلَيْهِ ۚ إِنَّهُ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ قُلْنَا اهْبِطُوا مِنْهَا جَمِيعًا ۖ فَإِمَّا يَأْتِيَنَّكُم مِّنِّي هُدًى فَمَن تَبِعَ هُدَايَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ وَالَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا أُولَـٰئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ .

Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të caktojë përfaqësuesin në tokë” – Ata thanë: “A do të jetë përfaqësuesi yt ai që në të do të bëjë çrregullime e do të derdhë gjak? Na të madhërojmë e të lavdërojmë dhe të ngremë ashtu si të takon Ty”. Ai tha: Unë di atë që ju nuk dini. Allahu ia mësoi Ademit të gjithë emrat e pastaj ata ua paraqiti engjëjve dhe u tha: “Nëse e keni thënë të vërtetën, m’i tregoni emrat e këtyre sendeve”. “Qofsh i lavdëruar!” – thanë ata – “ne dimë vetëm atë që na ke mësuar Ti. Ti je mendjemprehtë dhe i gjithëdijshëm”. O Adem – tha Ai – tregoju emrat e tyre! – Kur ai u tregoi emrat e tyre, Allahu tha: “A nuk ju kam thënë se vetëm Unë i di fshehtësitë e qiellit e të Tokës dhe vetëm Unë e di atë që tregoni haptazi dhe atë që e fshihni”. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni para Ademit” – ata u përulën, por Iblisi nuk deshi, ai e rriti mendjen dhe u bë i pafé. Ne thamë “O Adem të jetosh ti dhe gruaja jote në xhenet dhe të hani në të sa të doni dhe kur të doni, por mos iu afroni këtij lisi sepse i bëni keq vetvetes. Shejtani për shkak të këtij lisi i shtyri të gabojnë e t’i nxjerrë nga vendi ku ishin. “Zbritni – u thamë Ne – do të jeni armik i njëri tjetrit e në Tokë do të qëndroni dhe do të jetoni deri në afatin e caktuar”. Ademi dëgjoi disa fjalë (Urdhra) e i zbatoi nga Zoti i vet, Ai ia pranoi pendimin dhe i fali gabimin. Ai shumë i pranon pendimet, Ai është i mëshirshëm. Ne u kemi thënë: “Zbritni të gjithë prej (xhenetit) tij. Juve me të vërtetë do t’ju vijë një dirigjues prej meje dhe ata që i përmbahen dirigjimit Tim nuk do të kenë frikë dhe nuk do të hidhërohen. Ata që nuk do të besojnë dhe i mohojnë argumentet tona do të jenë banorë të zjarrit, a në të do të mbesin gjithmonë.” (El-Bekare, 30-39).

Ademi a.s. është pejgamber kyç, i vendosur (ulu’l-azm) për shkak të disa pikave kryesore:

1. Allahu xh. sh. e ka krijuar Ademin me “dorën” e Tij, pa model pararendës dhe pa nevojë për të;

2. Allahu xh. sh. te Ademi e frymëzoi shpirtin e tij (ruhi), duke e dalluar nga krijesat e tjera;

3. Melekët u urdhëruan t’i bëjnë sexhde njeriut, jo për adhurim, por për falënderim ndaj Krijuesit dhe;

4. Allahu i madhërishëm ia mësoi njeriut të gjitha emërtimet e gjësendeve, për dallim prej engjëjve të cilët kanë dije të kufizuar.

Nga tërë e theksuara mund të kuptohet:

- Zoti e krijoi njeriun me synim dhe cak të qartë dhe nuk është qenie rastësie;

- Njeriu është përfaqësues, zëvendës i Zotit në Tokë; posedon aftësinë e mësimit dhe meditimit.

- Njeriu është qenie e respektuar, në shkallë më të lartë se engjëjt para syve të Krijuesit;

- Njeriu ka aftësi të mendojë, t’i dallojë fenomenet apo shfaqjet dhe gjerat rreth vetes;

- Ademi a.s. menjëherë pas krijimit ka jetuar në xhenet, në gjendjen e mosfrikës, mosprovokimit dhe vështirësive të shumta;

- Ademi është qenie e veçantë, por që në provokimin e shejtanit për një çast rrëshqiti dhe iu afrua pemës së ndaluar, duke shfaqur në këtë mënyrë instinktet anomale në qenien e tij;

- Pema e ndaluar dhe shijimi i saj paraqet kufirin apo ligjet e Zotit të cilat do të latohen në natyrën njerëzore dhe simbolizon tendencën për jetën në këtë botë, që karakterizohet me dëshirën për përjetësi dhe pushtet sikurse edhe instinktin seksual, që do të rezultojë me dramën që e njohim si “bota jonë”;

- Femra është e llojit të mashkullit, respektivisht e një substance ( مِّن نَّفْسٍ وَاحِدَةٍ ) dhe nuk është qenie më e dobët se mashkulli. Edhe ajo është joshur nga pema e ndaluar e xhenetit, edhe ajo është penduar dhe së bashku me Ademin janë dëbuar nga xheneti; femra është e barabartë me mashkullin në çdo gjë: edhe në detyrime edhe në përgjegjësi.

-  Pendimi (tevbeja) është institucion që garanton kthimin njerëzor në xhenet dhe e kundërta, mospendimi (pasimi i shejtanit) rezulton me vendosjen e njeriut në zjarr.[4]

 

2) Nuhiu a.s. dhe mrekullia e tij

Sipas disa burimeve ndërmjet Ademit a.s. dhe Nuhiut a.s. kanë kaluar dhjetë breza. Në këtë etapë kohore jetëgjatësia e gjinisë njerëzore ka qenë shumë më e gjatë krahasuar me kohën tonë. Kur’ani njofton për jetëgjatësinë e tyre, kurse për Nuhiun a.s. thotë se ka ftuar në besimin në Zotin Një dhe të Vetëm:

وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِ فَلَبِثَ فِيهِمْ أَلْفَ سَنَةٍ إِلَّا خَمْسِينَ عَامًا

 “Ne e kemi dërguar Nuhiun te populli i tij – e ai qëndroi në mesin e tyre një mijë pa pesëdhjetë vjet” (El-Ankebut, 14), që do të thotë se ai ka jetuar 950 vjet.

Nuhiu a.s. është pejgamberi i dytë (krahas Ademit a.s.) që pranoi mesazh hyjnor në Tokë, por pejgamberi i parë që iu drejtua njerëzisë me një platformë të qartë monoteizmi dhe që u përball në mënyrë këmbëngulëse me idhujtarinë (shirkun), amoralin dhe dhunën e vrazhdë:

لَقَدْ أَرْسَلْنَا نُوحًا إِلَىٰ قَوْمِهِ فَقَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّـهَ مَا لَكُم مِّنْ إِلَـٰهٍ غَيْرُهُ إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ . قَالَ الْمَلَأُ مِن قَوْمِهِ إِنَّا لَنَرَاكَ فِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ . قَالَ يَا قَوْمِ لَيْسَ بِي ضَلَالَةٌ وَلَـٰكِنِّي رَسُولٌ مِّن رَّبِّ الْعَالَمِينَ . أُبَلِّغُكُمْ رِسَالَاتِ رَبِّي وَأَنصَحُ لَكُمْ وَأَعْلَمُ مِنَ اللَّـهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ.

“Na me të vërtetë, ua kemi dërguar Nuhiun popullit të tij, i cili u tha: “O populli im! Adhurojeni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij! – Unë frikësohem për ju nga dënimi në Ditën e madhe! Paria e popullit të tij thanë: “Na me të vërtetë, të shohim ty në humbje të madhe. Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam në kurrfarë humbje, por jam pejgamber nga ana e Zotit të gjithësisë; ju sjell urdhrat e Zotit tim dhe ju dëshiroj çdo të mirë, unë di nga Allahu atë që nuk e dini ju.” (El-A’raf, 59-61).

Mendohet se dhjetë brezat e parë kanë pasuar udhëzimet e Ademit a.s., por pastaj ka pasuar neglizhenca, harresa dhe zbehja e besimit dhe shtrembërimi nga rruga e vërtetë. Ibn Abbasi kështu e komenton ajetin mbi idhujtarinë e popullit të Nuhiut a.s.: “Assesi mos i braktisni zotat tuaj! Assesi mos e braktisni Veddanë, as Suvanë, as Jegusin, as Jeukin dhe as Nesranë!” [5]

Nuhiu a.s., i njohur si “robi i cili gjithnjë ka falënderuar Allahun”, i ftonte popullin e tij të besojnë në Zotin, i cili krijon dhe i cili nuk ka rival, që pos Tij mos të adhurojnë zot tjetër

Mirëpo, ftesa e Nuhiut a.s. nuk dha rezultate. Vetëm një numër i vogël i pasardhësve të tij iu përgjigj thirrjes pejgamberike. Këtë e thotë Kur’ani:

 …وَمَا آمَنَ مَعَهُ إِلَّا قَلِيلٌ.

“… E pak ka pasur të atillë, që kanë besuar me të.” (Hud, 40).

Natyra e popullit të devijuar kishte arritur shkallë të lartë të degjenerimit. Ata përbuznin fenë, pejgamberin Nuhi dhe çdo udhëzim e mësim fetar.

Kjo gjendje e pashpresë dhe e rëndë psikike dhe fizike e Nuhiut a.s. përballë idhujtarëve dhe idhujtarisë e detyroi Nuhiun a.s. t’i drejtohet Allahut xh. sh. për ndihmë. Ndihma nga Allahu ishte si vijon. Allahu xh, sh. e mësoi Nuhiun a.s. të ndërtojë një anije në një ambient të thatë ku nuk kishte ujë (deti, liqen apo lum të madh) dhe e urdhëroi që brenda saj të fusë nga një çift prej të gjitha gjallesave. Brenda saj urdhëroi të futen edhe besimtarët. Pas hyrjes në anije, do të pasojë një vërshim i paparë deri atëherë. Këtë të vërtetë hyjnore kundërshtarët e refuzuan dhe Nuhiut a.s. nuk i mbeti tjetër pos të kërkojë fillimin e zbatimit të kërcënimit hyjnor.

Ja si e përshkruan Kur’ani ngjarjen e Nuhiut a.s.:

قَالَ يَا قَوْمِ أَرَأَيْتُمْ إِن كُنتُ عَلَىٰ بَيِّنَةٍ مِّن رَّبِّي وَآتَانِي رَحْمَةً مِّنْ عِندِهِ فَعُمِّيَتْ عَلَيْكُمْ أَنُلْزِمُكُمُوهَا وَأَنتُمْ لَهَا كَارِهُونَوَيَا قَوْمِ لَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مَالًا ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَى اللَّـهِ ۚ وَمَا أَنَا بِطَارِدِ الَّذِينَ آمَنُوا ۚ إِنَّهُم مُّلَاقُو رَبِّهِمْ وَلَـٰكِنِّي أَرَاكُمْ قَوْمًا تَجْهَلُونَ . وَيَا قَوْمِ مَن يَنصُرُنِي مِنَ اللَّـهِ إِن طَرَدتُّهُمْ ۚ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ . وَلَا أَقُولُ لَكُمْ عِندِي خَزَائِنُ اللَّـهِ وَلَا أَعْلَمُ الْغَيْبَ وَلَا أَقُولُ إِنِّي مَلَكٌ وَلَا أَقُولُ لِلَّذِينَ تَزْدَرِي أَعْيُنُكُمْ لَن يُؤْتِيَهُمُ اللَّـهُ خَيْرًا ۖ اللَّـهُ أَعْلَمُ بِمَا فِي أَنفُسِهِمْ ۖ إِنِّي إِذًا لَّمِنَ الظَّالِمِينَ . قَالُوا يَا نُوحُ قَدْ جَادَلْتَنَا فَأَكْثَرْتَ جِدَالَنَا فَأْتِنَا بِمَا تَعِدُنَا إِن كُنتَ مِنَ الصَّادِقِينَ . قَالَ إِنَّمَا يَأْتِيكُم بِهِ اللَّـهُ إِن شَاءَ وَمَا أَنتُم بِمُعْجِزِينَ . وَلَا يَنفَعُكُمْ نُصْحِي إِنْ أَرَدتُّ أَنْ أَنصَحَ لَكُمْ إِن كَانَ اللَّـهُ يُرِيدُ أَن يُغْوِيَكُمْ ۚ هُوَ رَبُّكُمْ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ. أَمْ يَقُولُونَ افْتَرَاهُ ۖ قُلْ إِنِ افْتَرَيْتُهُ فَعَلَيَّ إِجْرَامِي وَأَنَا بَرِيءٌ مِّمَّا تُجْرِمُونَ . وَأُوحِيَ إِلَىٰ نُوحٍ أَنَّهُ لَن يُؤْمِنَ مِن قَوْمِكَ إِلَّا مَن قَدْ آمَنَ فَلَا تَبْتَئِسْ بِمَا كَانُوا يَفْعَلُونَ . وَاصْنَعِ الْفُلْكَ بِأَعْيُنِنَا وَوَحْيِنَا وَلَا تُخَاطِبْنِي فِي الَّذِينَ ظَلَمُوا ۚ إِنَّهُم مُّغْرَقُونَ وَيَصْنَعُ الْفُلْكَ وَكُلَّمَا مَرَّ عَلَيْهِ مَلَأٌ مِّن قَوْمِهِ سَخِرُوا مِنْهُ ۚ قَالَ إِن تَسْخَرُوا مِنَّا فَإِنَّا نَسْخَرُ مِنكُمْ كَمَا تَسْخَرُونَ . فَسَوْفَ تَعْلَمُونَ مَن يَأْتِيهِ عَذَابٌ يُخْزِيهِ وَيَحِلُّ عَلَيْهِ عَذَابٌ مُّقِيمٌ . حَتَّىٰ إِذَا جَاءَ أَمْرُنَا وَفَارَ التَّنُّورُ قُلْنَا احْمِلْ فِيهَا مِن كُلٍّ زَوْجَيْنِ اثْنَيْنِ وَأَهْلَكَ إِلَّا مَن سَبَقَ عَلَيْهِ الْقَوْلُ وَمَنْ آمَنَ ۚ وَمَا آمَنَ مَعَهُ إِلَّا قَلِيلٌ . وَقَالَ ارْكَبُوا فِيهَا بِسْمِ اللَّـهِ مَجْرَاهَا وَمُرْسَاهَا ۚإِنَّ رَبِّي لَغَفُورٌ رَّحِيمٌ . وَهِيَ تَجْرِي بِهِمْ فِي مَوْجٍ كَالْجِبَالِ وَنَادَىٰ نُوحٌ ابْنَهُ وَكَانَ فِي مَعْزِلٍ يَا بُنَيَّ ارْكَب مَّعَنَا وَلَا تَكُن مَّعَ الْكَافِرِينَ . قَالَ سَآوِي إِلَىٰ جَبَلٍ يَعْصِمُنِي مِنَ الْمَاءِ ۚ قَالَ لَا عَاصِمَ الْيَوْمَ مِنْ أَمْرِ اللَّـهِ إِلَّا مَن رَّحِمَ ۚ وَحَالَ بَيْنَهُمَا الْمَوْجُ فَكَانَ مِنَ الْمُغْرَقِينَ . وَقِيلَ يَا أَرْضُ ابْلَعِي مَاءَكِ وَيَا سَمَاءُ أَقْلِعِي وَغِيضَ الْمَاءُ وَقُضِيَ الْأَمْرُ وَاسْتَوَتْ عَلَى الْجُودِيِّ ۖوَقِيلَ بُعْدًا لِّلْقَوْمِ الظَّالِمِينَ . وَنَادَىٰ نُوحٌ رَّبَّهُ فَقَالَ رَبِّ إِنَّ ابْنِي مِنْ أَهْلِي وَإِنَّ وَعْدَكَ الْحَقُّ وَأَنتَ أَحْكَمُ الْحَاكِمِينَ .  قَالَ يَا نُوحُ إِنَّهُ لَيْسَ مِنْ أَهْلِكَ ۖ إِنَّهُ عَمَلٌ غَيْرُ صَالِحٍ ۖ فَلَا تَسْأَلْنِ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ ۖ إِنِّي أَعِظُكَ أَن تَكُونَ مِنَ الْجَاهِلِينَ . قَالَ رَبِّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ أَنْ أَسْأَلَكَ مَا لَيْسَ لِي بِهِ عِلْمٌ ۖ وَإِلَّا تَغْفِرْ لِي وَتَرْحَمْنِي أَكُن مِّنَ الْخَاسِرِينَ . قِيلَ يَا نُوحُ اهْبِطْ بِسَلَامٍ مِّنَّا وَبَرَكَاتٍ عَلَيْكَ وَعَلَىٰ أُمَمٍ مِّمَّن مَّعَكَ ۚ وَأُمَمٌ سَنُمَتِّعُهُمْ ثُمَّ يَمَسُّهُم مِّنَّا عَذَابٌ أَلِيمٌ.

“Ai (Nuhiu) tha: “O populli im, ç’mendoni ju, nëse unë i përmbahem dokumentit të qartë të Zotit tim, madje Ai më ka dhënë nga Vetja mëshirë – e ju jeni të verbër për të, a mund t’jua imponojmë juve atë, kur ju nuk e dëshironi?” O populli im! Unë për këtë nuk kërkoj nga ju kurrfarë pasurie. Mua më shpërblen vetëm Perëndia. E, unë nuk mund t’i dëboj ata që besojnë. Ata do të takohen me Zotin e tyre. Mirëpo, unë shoh se ju, me të vërtetë, jeni popull që nuk di. O populli im kush do të më mbroj mua nga Perëndia, nëse unë ata (besimtarët) i dëboj? A nuk doni të këshilloheni?” Unë juve nuk dua t’ju them: “Unë kam thesarin e Perëndisë, as që di të padukshmet, as që do të them se unë jam engjëll, as që do t’u them atyre, të cilët, sytë tuaj i poshtërojnë: se Perëndia nuk do t’u japë kurrfarë të mire. Perëndia di më mirë se ç’ka në shpirtrat e tyre. (Sikur unë të veproja ashtu), atëherë do të isha, me të vërtetë, njëri nga zullumqarët”. Ata thanë: “O Nuhi, ti bëre polemikë me ne, dhe madje u zgjerove në polemikën tonë. Sillna ti atë premtim (dënim), nëse thua të vërtetën!” Tha (Nuhiu): “Vetëm Perëndia do t’ua sjellë atë, nëse dëshiron, e ju Atij nuk mund t’i ikni. Këshilla ime, nuk do t’ju bëjë dobi, edhe sikur të doja t’ju këshillojë – nëse Perëndia do t’ju shkatërrojë. Ai është Zoti juaj dhe ju tek Ai do të ktheheni”. Ose ata thonë: “Ai (Muhammedi) e ka trilluar (Kur’anin). Thuaj: “E nëse unë e kam trilluar, mëkati im bie mbi mua, e unë jam larg nga mëkatet që bëni ju”. Dhe Nuhiut i qe shpallur: “Nga populli yt askush nuk do të besojë, përpos atyre që kanë pranuar fenë, andaj mos u pikëllo për atë që punojnë ata, dhe ndërto anijen nën mbikëqyrje dhe udhëzimin Tonë, dhe mos m’u drejto më për ata që janë zullumqarë! Ata me siguri do të fundosen”. Dhe ndërtonte anijen. Dhe sa herë që kalonin pranë tij paria e popullit të tij, e përqeshnin atë. (Nuhi) tha: “Nëse ju talleni me ne, edhe na do të tallemi me ju, ashtu si talleni ju, dhe së shpejti, me siguri, do të dini, kë do ta gjejë dënimi poshtërues dhe në kë do të bie dënimi i përhershëm”. Dhe, kur arriti urdhri Ynë, e uji nga sipërfaqja e tokës nisi të gufojë. Ne thamë: “Ngarko në anije nga çdo lloj gjallese nga një palë (një mashkull e një femër) dhe familjen tënde, përveç atyre që ka qenë fjala (e dënimit) për ta, – dhe besimtarët!” E pak ka pasur të atillë, që kanë besuar me të. (Nuhiu) tha: “Hipni në të! Me emrin e Perëndisë ajo lundron dhendalet! Me të vërtetë, Zoti im është falës dhe mëshirues. Dhe, ajo lundronte me ta nëpër valët e mëdha e të larta sa malet, ndërsa Nuhiu thërriste birin e vet, i cili ishte tërhequr (anash): “O biri im, hip me ne e mos u bënë me mohuesit!” (I biri) tha: “Unë do të strehohem në bjeshkën, e cila do të më ruajë nga uji”, (e Nuhiu) tha: “Sot askush nuk do të kursehet nga dënimi i Perëndisë, përveç atë që e mëshiron Ai!” E, një valë në mes tyre i ndau dhe ai (i biri) – u fundos. Dhe është thënë: “O Tokë, gëlltitë ujin tënd, dhe ti o qiell, ndaloje (shiun)!” Dhe uji u tërhoq e u plotësua urdhri (i Perëndisë), e anija u ndal në malin Xhudij, dhe është thënë: “Le të jetë larg populli zullumqarë!” E Nuhiu iu lut Zotit të tij dhe tha: “O Zoti im, me të vërtetë, biri im është nga familja ime dhe premtimi Yt, është i vërtetë, e Ti je gjykatësi më i drejtë!”  (Perëndia) tha: “O Nuhi, ai nuk është nga familja jote, ai ka bërë punë të keqe (që nuk ka ardhur me ty). Mos më pyet për atë që nuk e di ti. Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga ata që nuk dinë”. (Nuhiu) tha: “O Zoti im, unë mbështetem te Ti (për t’u ruajtur) nga pyetjet që nuk i di, e nëse Ti nuk më falë dhe nuk më mëshiron, do të jem nga të humburit”. Është thënë: “O Nuhi – zbrit me përshëndetjen Tonë dhe dhuntitë Tona për ty dhe pasardhësit e atyre që gjende me ty”. E, disa popujve, Na do t’u japim kënaqësi (në këtë botë), e që pastaj, do t’i goditë nga Ne dënimi i dhembshëm!” (Hud, 28-48).

فَكَذَّبُوهُ فَنَجَّيْنَاهُ وَمَن مَّعَهُ فِي الْفُلْكِ وَجَعَلْنَاهُمْ خَلَائِفَ وَأَغْرَقْنَا الَّذِينَ كَذَّبُوا بِآيَاتِنَا ۖ فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُنذَرِينَ.

“Por, ata, e quajtën gënjeshtar, kurse Ne e shpëtuam atë dhe të gjithë ata që ishin në anije me të. Dhe i bëmë ata zëvendës (të atyre që u zhdukën) kurse, i fundosëm ata që përgënjeshtruan dokumentet Tona. Shikoje se si ishte përfundimi i atyre që ishin paralajmëruar.“ (Junus, 73).

Përkundër thirrjes këmbëngulëse të Nuhiut a.s. thirrjes së tij iu përgjigj vetëm një numër i vogël njerëzish. Kjo ishte e mjaftueshme që të filloi vërshimi dhe të gjithë jobesimtarët u përmbyten. Shpëtuan vetëm besimtarët dhe gjallesat në anijen që e ndërtoi pejgamberi Nuhiu a.s. Kur’ani e rrëfen këtë ngjarje në mënyrë mbresëlënëse dhe optimiste. Mbetën gjallë besimtarët. Ndër ta edhe tre djemtë e Nuhiut a.s., Semi, Hami dhe Jafeti, nga të cilët tërë gjinia njerëzore mbanë prejardhjen.[6]

Këta janë të parët që hodhën gurëthemelin e një shoqërie të re fetare nga e para me prirje të qartë drejt fesë së vërtetë. Për shkak të shërbimeve dhe kontributit të tij të vlefshëm për fenë islame, ai është graduar nga All-llahu ndër pejgamberët e dalluar, si një falënderim që do të mbeten gjallë për aq kohë sa njerëzimi të ekzistojë. [7]

 

3) Ibrahimi a.s. dhe mrekullia e tij

Nga Nuhiu a.s. deri te Ibrahimi a.s. kishte kaluar një kohë e gjatë. Edhe pse shumë pejgamberë të Zotit, si Hudi, Salihu dhe të tjerë, ftuan drejt të vërtetës dhe drejtësinë, politeizmi dhe idhujtaria lulëzuar nga dita në ditë dhe më në fund mosbesimi u bë traditë universale. Nga urtia dhe mëshira e Tij e pafundme, Allahu e zgjodhi Ibrahimin për pejgamber, i cili do të ftonte në braktisjen e të keqes dhe pranimin e të mirës.

Sipas burimeve biblike Ibrahimi ishte i biri i Tarehut, i biri i Nahorit. Madje, gjenealogjia e Ibrahimit shkon deri te Semi, i biri i Nuhiut. U lind në Babil (Babiloni), më tokën e kaldejëve, të cilët adhuronin shtatë yje. Ibn Kethiri thotë se “në atë kohë, deri sa edhe banorët e Haranit(qyteti ku u shpërngul familja e Ibrahimit – N. I.) adhuronin yjet dhe idhujt, të gjithë njerëzit në Tokë qenë jobesimtarë pos Ibrahimi, gruaja e tij dhe kushëriri Luti. Ibrahimi ishte ai nëpërmjet të cilit Allahu xh. sh. i mënjanoi ato të këqija dhe e hoqi atë mashtrim.” [8]

Kur’ani njofton se Allahu e ka përgatitur Ibrahimin qysh në vegjëli për një mision të madh. E pajisi me mendjemprehtësi dhe maturi të pashoq. Kjo bëri që ai mos të bie në grackat e kohës së tij dhe të besojë idhujt e popullit të tij.

وَإِبْرَاهِيمَ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ اعْبُدُوا اللَّـهَ وَاتَّقُوهُ ۖ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ . إِنَّمَا تَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللَّـهِ أَوْثَانًا وَتَخْلُقُونَ إِفْكًا ۚ إِنَّ الَّذِينَ تَعْبُدُونَ مِن دُونِ اللَّـهِ لَا يَمْلِكُونَ لَكُمْ رِز

2155 Shikime