Islami dhe biologjia

28.01.2014

Islami dhe biologjia


Islami dhe biologjia

Allahu e krijoi njeriun nga një pikë dhe ajo pikë u përpunua dhe u fabrikua,e njeriu u krijua e shpirti ju dha me lejen e Allahut.Tema islami dhe biologjia ne librin tonë të rradhës “islami përtej shkencës”,don të tregon sesi njeriu është i lidhur me mjedisin sesi njeriu përbëhet nga qelizat dhe kromozomet sesi njeriu ka shum aparatura në trup dhe sesi metabolizmi i tij përmirsohet dhe sesi rrezikohet kur nuk kujdesemi për të.

Pse islami dhe bilogjia,sepse shum ajete kuranore dhe hadithe flasin rreth elementeve që biologjia i trajton si shkencë.  Islami u tregon biologëve se po ti kthehen Kuranit shkenca e tyre do prefeksionohet dhe ata do bëjnë më shumë zbulime duke u frymëzuar nga fjala e Krijuesit i cili Krijoi,njerzit,shtazët,bimët,insektet,dhe çdo gjë që shohim dhe nuk e shohim.

Biologjia është shkenca natyrore e cila merret me studimin e jetës dhe organizmave të gjallë duke përfshirë strukturën e tyre, funksionin, rritjen, evolucionin, shpërndarjen,mjedisin, dhe taksonominë. Biologjia moderne është një fushë e gjerë dhe elastike, e përbërë nga shumë degë dhe disiplina. Megjithatë, pavarësisht fushës së gjerë të biologjisë, janë konceptet e caktuara të përgjithshme dhe unifikuese brenda saj që e udhëheqin atë në të gjitha studimet dhe hulumtimet, konsoliduar atë në një fushë të vetme, koherente. Në përgjithësi, biologjia e njeh qelizën si njësi bazë e jetës, gjeneve, si njësi bazë e trashëgimisë, dhe evolucionit si motor që e shtyn sintezën dhe formimin e llojeve të reja. Është e kuptueshme edhe sot se të gjitha organizmat mbijetojnë duke konsumuar dhe transformimin e energjisë dhe duke rregulluar mjedisin e tyre të brendshme për të ruajtur një gjendje të qëndrueshme dhe vitale.

Biologjia tregon sot për ndarjen e shpendëve në grupe,Kurani e tregon shum bukur në këtë ajet : "Nuk ka asnjë gjallesë në tokë dhe as shpendë që fluturojnë me dy krahë e që nuk janë të ndara në grupe (të ndryshme), sikurse edhe ju (Zoti i krijoi, i pajisi si juve). Asgjë nuk kemi lënë pas dore nga evidenca. Më në fund te Zoti i tyre do të tubohen" (Enam 38) 

Surja “Enam”titullohet kështu sepse ajo flet për kafshët dhe llojet e tyre,poashtu surja “Nahl”fletë për bletën dhe dobitë e sajë.Alalhu tregon dhe për veçoritë e insekteve të cilat sot biologjia shum i detajon e zbërthen: "Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara" (Karia 4).P.sh ta vështrojmë mrekullinë sesi Allahu ka krijuar Karkalecin:Veshët e karkalecit të blertë i shkurreve të Amerikës,si dhe të tillë që un kam pasur një në dorë në vendlindjen time në Tropojë,pra veshët ndodhen te dy këmbët e parme.Ashtu si ndodh me veshët e njeriut,edhe veshët e karkalecit e kapin tingullin,e përpunojnë dhe përcaktojnë frekuencën.Por shkenctarët kanë zbuluar një organ të veçantë brenda veshit të këtij insekti-një zgavër të mbushur me lëng të ngjeshur,e cila ngjan me një tullumbace të zgjatur.Ky organ,i cili quhet edhe flluska akustike,vepron si kërmilli i veshit të gjitarit,por është shumë më i vogël.Falë flluskës akustike,karkaleci i blertë ka dëgjim të mprehtë.Profesor Daniel Roberti i Universitetit të Bristolit,në Shkollën e Shkencave Biologjike të Mbretërisë së Bashkuar,thotë se ky zbulim do ti ndihmojë inxhinjerët “të krijojnë pajisje më të vogla e më cilësore për kapjen e tingujve në imitim të gjallesave.Gjithashtu,studiuesit mendojnë se kjo do të ndihmojë teknologjinë inxhinierike të ultratingujve në të ardhmen,përfshirë si stemet e imazherisë në spitale.

Allahu përmend në kuran karkalecat : "Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim të përulur" (Kamer 7).

Në Kuran tregohet se kafshët janë në shërbim të njerëzve dhe janë të dobishme për njerëzit; 
"A nuk e shohin ata se nga ajo që Ne vetë e shpikëm, u krijuam atyre kafshët. Dhe ua bëmë ato që t'u binden atyre, e disave prej tyre u hipin, ndërsa prej disave ushqehen. Ata kanë edhe dobi të tjera në to, e edhe pinë (qumësht) prej tyre. A nuk duhet të falënderojnë?" (Jasin 71-73).Shkencën e biologjisë dhe biologët Allahu fuqiplotë i ka sfiduar shum kohë mëparë para 1400-viteve duke treguar se shtëpia më e dobët është ajo e merimangës,normale në shikim të parë ashtu duket por dobësia më e madhe fshehet pas një misteri tjetër. "Shembulli i atyre, të cilët veç All-llahut morën mbrojtës (zota idhujsh), është si shembulli i merimangës që thur shtëpi, e sikur ta dinin ata, më e dobëta shtëpi është e shtëpia e merimangës" (Ankebut 41) . Misteri është ky dhe dobësia më e madhe se rrjeta është kjo:merimanga pasi bën rrjetën shtëpinë ajo han fëmijët e sajë gjënë më të shtrejtë dhe poashtu pabesia më e madhe ajo han dhe bashkshortin e sajë dhe sërisht bën rrjetë me egoizëm të pa parë.Shkenca islame sfidon biologët të cilët smunden ta krijojnë një mizë origjinale : "O ju njerëz, ja një shembull, veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi" (Haxh 73).Biologjia flet për .gjenetikën,evolucionin,hemostazën,energjinë,strukturën,sistematikën.

Pastaj ajo ndahet në shumë shkenca apo degë,si aerobiologjia,agrikultura,biokimia,ku vetë kam ndjekur një kurs të biokimisë ku studjojnim me endje organiken dhe inorganiken, ekologjia,biomekanika,biofizika,bioinformatika,neurobiologjia,virologjia,sociobiologjia,histologjia,mykologjia,botanika,zologjia,anatomia e kafshëve e shum tjera.

Studiues të nderuar të makro dhe mikro-organizmave,dhe ju studies dhe kureshtarë të biologjisë dhe degëve të sajë dijeni se Allahu krijoi çdo gjë me mjeshtri,andaj kush i kthehet leximit të kuranit dhe shkencave të biologjisë do bëjë zbulime madhështore me anë të,të cilave bota do dukej më bukur.Shpresoj të shtohen muslimanët studiues të biologjisë dhe zbulues e shkenctarë në këto fusha mjaft interesante.Amin

Përgatiti: Imam.Mr.Arbër Berisha.  www.arberberisha.com /KBI-Bujanoc.com/

3063 Shikime