Mëshira dhe dashuria e Allahut për besimtarët

27.01.2014

Mëshira dhe dashuria e Allahut për besimtarët


Mëshira dhe dashuria e Allahut për besimtarët

Thotë Allahu në Kur’an: ” E ju kur kërkonit shpëtim nga Zoti juaj, e Ai ju është përgjigjur juve”

Allahu i lartëmadhëruar thotë se nuk hidhërohem në dikend më tepër se sa hidhërimi im ndaj një robi i cili bënë mëkat dhe mëkati i tij bëhet aq i madh, duke ekzistuar falja ime.

Allahu i shpalli pejgamberit Davudit a.s. : O Davud, po ta dinin ata që janë larguar prej meje se sa përmallohem për kthimin e tyre tek une dhe dëshirën time për pendimin e tyre, ata do të digjen mall për mua. O Davud, kjo është dëshira ime për ata që janë larguar nga unë, e çfarë do të jetë dëshira ime për ata që duan të afrohen tek Unë.

Allahu i lartëmadhëruar thotë se: Unë e gjej veten Time të turpëruar nga robi im i cili i ngrit duart dhe thotë:  O Zot o Zot, dhe Unë të mos i përgjigjem. Melaqet më thonë se ky nuk është që duhet ta falësh atë, Unë them: Por unë jam pronar i devotshmërisë dhe i faljes, ju dëshmoj se Unë e fala robin tim.

 

     Transmetohet në hadith se  nëse i ngrit robi im mëkatar duart e tija drejt qiellit dhe thotë o Zot, e fshehin melaqet zërin e tij kurse ai e përsërit o Zot dhe melaqet e fshehin zërin e tij përsëri , ai e përsërit o Zot kurse melaqet e fshehin zërin e tij përsëri, e përsërit ai në të katërtën, atëherë Allahu i lartëmadhëruar thotë: Deri  kurë do ta fshihni zërin e robit tim nga unë. Allahu thotë: Të përgjigjem robi im, të përgjigjem robi im, të përgjigjem robi im.

 

     “”O robi im të kam krijuar me duart e mia, dhe të kam edukuar me begatinë time kurse ti më kundërshon mua dhe bënë mëkat ndaj meje, nëse kthehesh tek unë e pranoj pendimin tënd, ku do të gjesh Zot si unë, kur unë jam falës i mëshirshëm.

O robi im të nxjorra prej mosekzistencës në ekzistencë, dhe të kam dhënë ty ndëgjim, të pamur dhe mend.  Robi im: Unë ti mbuloj të metat tua kurse ti nuk frikësohesh prej mua, Unë të kujtoj ty kurse ti më harron mua, Unë turpërohem prej teje e ti nuk turpërohesh prej meje. Kush është më bujarë se Unë dhe cili ka trokitur derën time e nuk ia kam hapur, dhe cili kërkon diçka nga unë e nuk ia jap, a jam Unë koprrac që të jetë koprrac robi im ndaj meje””.

 

     Erdhi një malësorë te Pejgamberi  Muhamedi a.s.  dhe i tha o i dërguar i Allahut: Kush i bënë llogari krijesave ditën e gjykimit? I tha pejgamberi a.s.: Allahu. Malësori tha:  Vetë Ai? I tha Pejgamberi a.s. po vetë Ai. Qeshi malësori dhe tha: O Allah falënderimet qofshin për Ty.  Pejgamberi a.s. i tha: Pse po qesh o malësor? I tha: O i dërguar i Zotit Ai që është fisnik, kur i vie mundësia për dënim falë, kur bënë llogarinë tejkalon. Tha pejgamberi a.s.: E kuptoi malësori.

 

     Thotë njëri prej Dijetarëve:

Mos  u lodh që të  qëndrosh te dera e Zotit edhe nëse të largojnë nga aty, dhe mos e ndërprej kërkimfaljen edhe nëse e përsërit, e nëse hapet dera për të pranuarit, hyn hyrje fëmijërore, dhe shtrije dorën tënde aty dhe thuaj: Një i ndjerë kërkon lëmoshë, pra mëshiroje atë me lëmoshë sepse lëmosha është për të varfër dhe të ngratë.

 

Thotë Allahu i lartëmadhëruar në hadithin kudsij:

     “” O Njeri, të kërkova ujë e nuk më dha. Njeriu do të thotë: E si të jap Ty ujë kurse Ti je Zot i botërave. Zoti thotë: A të ka kërkuar ujë robi im filani, a nuk e ke ditur se po ti kishe dhënë ujë atij, do ta kishe gjetur atë tek unë.

O njeri: Jam sëmurë e nuk më vizitove. Njeriu thotë: E si të të vizizoj Ty e Ti je Zot i botërave?  Zoti thotë: Ishte sëmurë robi im filani , a nuk e ke ditur se po ta kishe viztuar atë do të më kishe gjetur aty ””.

 

 

   

 

 Allahu i lartëmadhëruar thotë përsëri:

     “” O robërit e mi, Unë ia kam ndaluar zullumin vetes time dhe e kam bërë atë haram mes jush, pra mos bëni zullum mes jush.

O robërit e mi, të gjithë jeni të uritur përveç  atë që e kam ushqyer, më ushqeni mua ju ushqej juve.

O robërit e mi, të gjithë jeni të zhveshur përveç  atë që e kam veshur, më veshni mua ju veshi juve.

O robërit e mi të gjithë jeni të humbur përveç  atë që e kam udhëzuar, më udhëzoni mua ju udhëzoj juve.  

 (kuptimi është: ushqeni të varfërit ju ushqej juve, veshni të varfërit ju jap pasuri  juve etj.)

O robërit e mi, ju bëni gabime natën dhe ditën, e unë ua fali të gjitha gabimet, kërkoni falje tek une, e unë ju fali juve.

O robërit e mi, ju nuk mund të arrini të më dëmtoni, e as të arrini që të kem dobi prej jush.

O robërit e mi, nëse i pari nga ju dhe i fundit nga ju, njerëzit dhe exhinët, nëse të gjithë këta do të jenë në zemrën e më të mirit prej jush nuk do të shton në pasurinë time asgjë.

O robërit e mi, nëse i pari nga ju dhe i fundit nga ju, njerëzit dhe exhinët, nëse të gjithë këta do të jenë në zemrën e më të keqit prej jush nuk do të pakëson në pasurinë time.

O robërit e mi, nëse i pari nga ju dhe i fundit nga ju, njerëzit dhe exhinët, nëse të gjithë këta do të jenë në një vend së bashku dhe do të kërkojnë prej meje, dhe do ti përgjigjem secilit në kërkesën e tij nuk do të pakësohet tek Unë sikurse një kofë ujë prej detit “”.

 

     Transmetohet në hadith se kur Ademi a.s. e bëri gabimin në xhenet Allahu i bëri thirrje duke i thënë:

“” O Adem mos u frikëso nga thënia ime ty  ‘dil prej saj’ , sepse për ty e kam krijuar, mirëpo zbrit në tokë dhe ule veten për mua dhe dorëzohu në dashurinë time deri sa të hypë malli për mua dhe për xhenetin, e atëherë eja që të fus ty aty përsëri.

O Adem kishe dëshirë që të të mbrojë ty (që të mos kishe dalë nga xheneti)? Ademi tha po. Zoti tha:

O Adem nëse do të kisha mbrojtur ty dhe pasardhësit e tu, kend do ta kisha mëshiruar dhe kend do ta kisha nderuar. Kend do ta kisha dashtë, dhe kend do ta kisha falë.

O Adem, nëse bën mëkat dhe përkulesh tek Unë, është më e dashur tek unë se sa adhurimin që e bën me mendjemadhësi.

O Adem, gjëmimi  i mëkatarëve (kur duan të pendohen) është tek Unë më i dashur se përmendja e mendjemëdhenjëve mua “”.

 

     O besimtarë: Shihe mëshirën e Allahut në ty që të mësosh të turpërohesh, dhe shihe ledhatimin dhe përkujdesjen e Zotit për ty. Thotë Allahu i lartëmadhëruar në hadithin kudsij:

“” Unë, njerëzit dhe exhinët jemi në hall të madh: Unë krijoj ndërsa adhurohet  tjetërkush, Unë furnizoj kurse falënderohet jashta meje, të mirat e mia zbresin te robërit e mi, kurse të këqijat e tyre ngriten tek Unë.

 I Dua ata duke ju sjellë begati dhe jam i pavarur prej tyre, kurse krijojnë urrejtjen tek Unë me mëkate dhe ata janë shumë të mvarur tek Unë.

Ata që më përmendin mua do të jem në shoqërimin e tyre, ai që don të më shoqëron mua le të më përmend, ata që më adhurojnë janë të dashurit e mi, ndërsa ata që bëjnë mëkate ndaj meje nuk i përjashtoj prej rahmetit Tim. Nëse pendohen tek Unë atëherë ata i dua, e nëse refuzojnë të pendohen atëherë Unë jam shërues i tyre, i sprovoj me telashe që ti pastroj nga të metat. Kush vjen prej tyre pendues e pranoj  nga larg, kurse ai që largohet prej meje do ta thërras nga afër, i them atij:

Ku po shkon? A ke zot tjetër përveç meje ?

Vepra e mirë tek unë shpërblehet me dhjetë dhe e shtoj,  kurse e keqja tek unë është me një, bile edhe e fali. Pasha madhërinë dhe krenarinë Time: Nëse kërkojnë falje tek Unë për mëkatet e tyre,  do tu a fali atyre””.

Përshtati nga arabishtja

Mr.  Ragmi  Destani  /KBI-Bujanoc.com/

2914 Shikime