Nuk lejohet që të ulemi me njerëzit në të njëjtën tavolinë , nëse ata janë duke pirë alkool ,, dhe ti cingrrojm gotat me ta, edhe pse ne s’kemi alkool

21.01.2016

Nuk lejohet që të ulemi me njerëzit në të njëjtën tavolinë , nëse ata janë duke pirë alkool ,, dhe ti cingrrojm gotat me ta, edhe pse ne s’kemi alkool


Nuk lejohet që të ulemi me njerëzit në të njëjtën tavolinë , nëse ata janë duke pirë alkool ,, dhe ti cingrrojm gotat me ta, edhe pse ne s’kemi alkool

Ndalimi i pirjes së alkoolit është e vërtetuar me Kuran. Allahu në kuran thotë: ( O ju besimtarë! Me të vërtetë, alkooli, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni ). El maide 90.

Pasi që pirja e alkoolit është mëkat, atëherë edhe ulja në tavolinën ku pihet alkooli poashtu është mëkat., dhe ulja me atë që e pin alkoolin gjatë kohës kur ai është duke pirë, është e ndaluar edhe pse ti nuk pin me të.
Allhu në Kuran thotë: ( Ai jua ka shpallur në libër; Kur të dëgjoni se mohohen fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rrini me ta , deri sa të ndërrojnë bisedën, përndryshe ju do të jeni si ata. Allahu do t’i tubojë në xhehenem të gjithë hipokritët dhe mohuesit ). En nisaë 140.

Ky është argument, se patjetër duhet të largohemi nga njerëzit nëse verejmë se janë duke bërë mëkat, sepse nëse nuk largohemi atëherë pëlqejmë veprimin e tyre. E ai që pëlqen me mëkatin është mëkatar.
Pra secili që ulet në një vend ku bëhet mëkat dhe hesht, ose pëlqen me veprimin e tyre, ai bëhet bashkë me ta në mëkat.

Duhet që ti kundërshton ata nëse flasin keq dhe bëjnë mëkat. E nëse nuk mundet që ti kundërshton dhe ta ndalon atë të keqe, atëhere duhet të ngritet nga ai vend që të mos jetë sikur ata.

Transmetohet se Omer ibnu abdul Azizi i kishte arrestuar disa njerëz që pinin alkool. 
I thane atij se njëri prej tyre nuk kishte pirë, bile ishte agjërues. E mori Omeri me të mire, i lexoi këtë pjesë të Kuranit “ju do të jeni si ata”,, që doshte të thotë se: Pëlqimi me mëkatin është mëkat. 
Për këtë arsye, dënimi përfshin edhe bërësin e mëkatit edhe atë që pëlqen me të, dhe kështu mund të shkatërrohen të gjithë.

Argument për këtë ndalesë, kemi edhe nga syneti, ku transmetohet nga Omer ibnul hattabi ku thotë: O ju njerëz, unë e kam ndëgjuar resulullahin s.a.v.s duke thënë: {Kush beson në Zotin dhe ditën e gjykimit mos të ulet në tavolinën ku është duke u konsumuar alkooli }.

Transmeton Xhabir ibnu Abdullah thotë: Ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s. Kush beson në Zotin dhe ditën e gjykimit, most ë ulet në tavolinën ku është duke u pirë alkool. (të dy hadithet I transmeton Ahmedi dhe të tjerët).

Urtësia e kësaj është se: Njeriu mund të bie në haram pasi që është duke qëndruar afër tij edhe pse ai nuk pin.
( Q. F. E. )

/KBI-Bujanoc.com/

3397 Shikime