Tetoves i shtohen edhe dy hafiz te Kuranit, motër e vëlla

08.11.2015

Tetoves i shtohen edhe dy hafiz te Kuranit, motër e vëlla


Tetoves i shtohen edhe dy hafiz te Kuranit, motër e vëlla

Sot në Xhaminë e Rinisë në Tetovë u zhvillua manifestimi i promovimit të dy hafizëve të rinj. Bëhet fjalë për motër dhe vëlla, Sumeja dhe Nexhat Alija.

Sumeja Alija hifzin e ka kryer te mulla Mahmud ef. Asllani, ndersa Nexhat Alija tek Hfz Ibrahim Alija. Përndryshe te dy janë fëmijët e Hfz. Ibrahim ef. Aliu imam në Xhaminë e Rinisë në Tetovë. Nexhat Alija njëherësh eshte edhe hafizi i pare qe del nga mektebi i xhamise se Rinise.

Vlen të përmendet se kjo familje deri tani ka nxjerrë afer 10 hafiza te Kuranit.

Ne kete manifestim moren pjese personalitete te shumta fetare ne krye me muftiun e Tetoves dhe ate te Gostivarit.

/KBI-Bujanoc.com/

3529 Shikime