15.08.2015
Kurdic: Të tjerët përparojnë, ndërsa ne merremi me lëvizjen e gishtit në namaz

Gjatë një emisioni të radio Bir (radio e Bashkësisë islame të BiH) Dr.prof. Shefik Kurdic, ekspert në fushën e hadithit dhe autorë i shumë librave fetare (disa libra të tij janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe, foli për tema të ndryshme ndërsa theks të veçante i kushtoi edhe rëndësisë së kuptimit të drejtë të dallimeve mes muslimanëve.
Ai foli edhe për dallimet në faljen e namazit që disa të rinj gjithmonë i diskutojnë.
“Çështje e namazit është zgjidhur shumë herët. Në të gjitha medhhebet dihet se si duhet të falesh. Ne gjithmonë kthehemi në të njëjtin vend. Si duket shejtani nuk dëshiron që muslimanët të përparojnë. Derisa turqit diskutonin se a duhet ta vendosin kapelën apo jo kur të falen, amerikanët shëtisnin në Hënë. Të gjithë kanë planet e tyre, përparojnë, e zhvillojnë jetën, ndërsa ne merremi me të njëjtat gjëra që janë zgjidhur para 14 shekujsh. Më kanë ardhur shumë pyetje rreth namazit, mirëpo asnjëherë dhe çka është shumë dëshpëruese, askush nga këta të rinj nuk më ka pyetur: si mund ta përjetojmë namazin, si mund të kënaqemi në namaz. Pyetjet më të shpeshta janë: a duhet ta lëvizim gishtin tregues në ettehijat dhe të ngjashme…”
/KBI-Bujanoc.com/
2162 Shikime