Sabahu, burim i shëndetit dhe bereqetit

28.03.2015

Sabahu, burim i shëndetit dhe bereqetit


Sabahu, burim i shëndetit dhe bereqetit

Hulumtimet e reja kanë treguar se të zgjuarit në mëngjes zgjat jetën, rrit aktivitetin e qelizave dhe përmirëson perceptimin dhe aftësinë mentale të njeriut.

Shkencëtarët thonë se gjashtë orë gjumë gjatë natës, prej orës 22:00 deri në ora 04:00 është e barabartë me dymbëdhjetë orë gjumë gjatë ditës.

Falënderimet i takojnë Allahut, i Cili nëpërmjet profetit të tij na urdhëroi të zgjohemi herët në mëngjes për të falë namazin e sabahut. Allahu i Madhërishëm na tregon rëndësinë e natës dhe thotë se ajo është koha ideale për gjumë. Kjo është një mbulesë që e mbron njeriun nga problemet fizike dhe psikike.
Në Kuran thuhet: “Dhe është Ai që jua ka bërë natën mbulesë dhe gjumin pushim, kurse ditën jua ka bërë për të lëvizur. (Furkan, 47). Pra natën e ka bërë ndalim të lëvizjeve që trupi të pushojë. Kështu nata sjell qetësinë dhe pushimin dhe bëhet relaksuese për trupin dhe shpirtin. Ndërsa gjatë ditës njerëzit shpërndahen për të fituar dhe për të mbijetuar.

Në një hadith të tij Muhamedi a.s. thotë: “Allahu im, jepi bereqet Ummetit tim në orët e hershme të mëngjesit”. (Ahmedi). Me këtë profeti ynë na udhëzon në atë çfarë është e mirë për dynjanë dhe ahiretin. Ky është një hadith që secilin mund ta nxis për punë produktive. Koha e sabahut është burim i bereqetit që do të na ndihmojë neve për një jetë më produktive. (Islampress.info është produkt i një mendimi të tillë). Të zgjuarit në mëngjes është hap shumë i rëndësishëm për të fituar bereqetin dhe të ndjehemi mirë gjatë tërë ditës.

Mundoheni të zgjoheni për namazin e natës, por nëse nuk mundeni ta bëni këtë, atëherë ngrihuni për namazin e sabahut dhe rini zgjuar deri në lindjen e diellit. Kjo është koha e bereqetshme. Nëse keni mundësi të shkoni në punë, bëjeni sepse do të jeni më produktiv gjatë punës.

Burimi: kaheel7.com   Pershtati Islampress    /KBI-Bujanoc.com/

3744 Shikime