Si mund ta rrezikojë shëndetin lëngu i limonit

10.03.2015

Si mund ta rrezikojë shëndetin lëngu i limonit


Si mund ta rrezikojë shëndetin lëngu i limonit

Lëngu i limonit njihet për përqindjen e lartë të vitaminës C dhe kaliumit. Për shkak të efektit antioksidant dhe antimikrobial, ai përdoret shpesh për trajtimin lokal të akneve, ndërsa pirja e stimulon sistemin imunitar. Megjithatë, rrallëherë përmenden rreziqet shëndetësore të lëngut të limonit.

Refluksi gastroezofageal

Refluksi gastroezofageal shfaqet kur përmbajtja e stomakut kthehet në ezofag. Kjo sëmundje shpesh manifestohet me një urth të dhimbshëm dhe ndryshime në të ushqyer. Urthi, ndjenja e ngopjes së tepruar si dhe të përzierat janë simptomat e kthimit të acidit të stomakut në ezofag. Frutat agrume si limoni e përkeqësojnë irritimin e ezofagut dhe më tej i përkeqësojnë simptomat e pakëndshme të refluksit gastroezofageal, ndërsa mund ta intensifikojë edhe irritimin e ulcerës së stomakut. Trajtimi i ulcerës së stomakut ka qëllim reduktimin e acidit në stomak që ulcera të mund të shërohet, ndërsa acidi i limonit nuk kontribuon aspak në këtë. Simptomat e zhvillimit të ulcerave të stomakut mund të përfshijnë të përziera dhe dhimbje barku.

Erozioni dentar

Erozioni dentar është humbja e pakthyeshme e indeve të forta të dhëmbëve për shkak të veprimit të acideve, ndërsa pikërisht lëngu i limonit mund të bëjë dëme të pakthyeshme të dhëmbëve. Acidet nga lëngu i limonit mund ta prishin smaltin, sipërfaqen e sipërme shkëlqyese të dhëmbëve e cila i mbron dhëmbët nga prishja. Dobësimi i smaltit të dhëmbit mund të çojë në ndryshime në ngjyrën sipërfaqësore të dhëmbëve, në shfaqjen e kariesit dhe ndjeshmërinë e rritur nëse vazhdon ekspozimi afatgjatë i dhëmbëve ndaj acidit. Një nga mënyrat për ta shmangur këtë situatë është të konsumoni lëng limoni në kombinim me ushqime dhe pije të tjera, dhe ta shmangni pirjen e drejtpërdrejtë të lëngut të pastër të limonit.

Ndërveprimi me ilaçe

FDA-ja amerikane ka përcaktuar qartë marrëdhëniet mes metabolizmit të ilaçeve dhe frutave agrume. Metabolizmi i ilaçeve i referohet mënyrës në të cilën trupi i shpërbën ilaçet, i absorbon dhe i shfrytëzon ato, transmetron Koha.net. Një sasi e vogël e lëngut të limonit, rreth 120 ml e lëngut përmban madje 5.9 gramë acid limoni që e zvogëlon nivelin e klorokuinit në gjak. Klorokuinin e marrin udhëtarët, ushtarët dhe të gjithë ata që udhëtojnë në zona me nivele të larta të kontraktimit të malaries. Pikërisht për shkak të moskuptimit të efekteve metabolike të ushqimit dhe ilaçeve, rrezikohet mosefikasiteti i ilaçeve. /KBI-Bujanoc.com/

3045 Shikime