06.01.2015
Jakup Asipi (2 shkurt 1951 - 6 janar 2006)

Sot bëhen 9 vite nga ndarja me dijetarin e islamit, Jakup Asipi, Zoti e mëshiroftë
Një hoxhë atdhetar, i njohur për kontributin e tij edhe në luftën e 2001-shit kundër forcave sllavo-maqedone. Një hoxhë orator, trim, besnik, studiues i thellë, me një integritet të lartë - fjalët e të cilit përputheshin me vepra. Nxitja kryesore e tij ishte dituria, që të bëhemi kuadra të arsimuara dhe të mos bëhemi dogmatë në fe, por ta shohim Islamin me një pamje universale, të lexojmë e studiojmë gjithçka na bën dobi nga shkencat e kësaj bote dhe ta interpretojmë atë komfor realitetit social. Model për të gjithë interpretuesit e tjerë të religjionit.
/KBI-Bujanoc/
2056 Shikime