09.12.2014
Çaji apo kafeja, kush është më e mira për shëndetin?
Sipas një studimi të fundit, të paraqitur në Kongresin Evropian të Shoqatës se Kardiologjisë, ja kush është më e shërueshme për ne. Pas një studimi disa vjeçar mbi 131.401 persona dolën edhe përfundimet mbi të mirat apo të këqijat që mund të sjellë çaji dhe kafeja tek organizmi ynë.
Personat që konsumonin shpesh kafe (4 filxhanë në dite) kishin qenë më të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare dhe sidomos ata që pinin edhe duhan. Në fakt sasia e duhanit të konsumuar rriten në përpjesëtim të drejtë me pirjen e kafesë.
Tek personat që pinin çaj u vu re tjetër gjë. Ata që konsumonin shumë kishin më pak mundësi të vdisnin nga sëmundjet e zemrës sesa ata që nuk pinin fare. Nga ana tjetër, kush pinte më shumë çaj, konsumonte më pak duhan.
Për shkencëtarët nuk ka dyshim. Konsumatorët e çajit e ulnin më 24% mundësinë e vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, në krahasim me konsumatorët e kafesë. Çaj dashësit kanë një jetë përgjithësisht më të shëndetshme se të tjerët./KBI-Bujanoc.com/
2139 Shikime