Cili është ndikimi i valëve celularë në sëmundjet neurologjike?

26.08.2014

Cili është ndikimi i valëve celularë në sëmundjet neurologjike?


Cili është ndikimi i valëve celularë në sëmundjet neurologjike?

Telefoni celular ka një përdorim shumë të gjerë gjatë viteve të fundit në botë dhe gjithashtu në vendin tonë. Gjatë gjithë kësaj periudhe ka ekzistuar pyetja mbi ndikimin e ekspozimit të zgjatur e të shpeshtë në fushën elektromagnetike mbi shëndetin e njeriut. Një kapitull i veçantë, me shumë interes, është edhe diskutimi mbi ndikimin e fushës elektromagnetike mbi sistemin nervor dhe patologjitë e tij.

Ndikimi është kërkuar kryesisht në tumoret e trurit si në ato me natyrë malinje, si psh glioma edhe në ato me natyre beninje, psh shvanoma.

Para 3 vjetësh Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC) ka rivlerësuar riskun e zhvillimit të një tumori malinj të trurit si pasojë e përdorimit të një telefoni celular duke e klasifikuar atë në gradën 2B. Ky rezultat është i bazuar kryesisht në dy studime epidemiologjike: një studim ndërkombëtar i shtrirë në 13 shtete (Interphone Study, 2010)  dhe një studim suedez (Hardell e bp, 2011). Studimi suedez flet për një risk të rritur kundrejt zhvillimit të gliomës nga përdorimi i telefonit celular, ndërsa studimi “Interphone” paraqet disa rezultate jo unanime në këtë drejtim duke miratuar një rritje modeste të riskut.

Një studim i zhvilluar në Korenë e Jugut (In Seok Moon e bp, 2014) mbi lidhjen e shvanomës vestibulare dhe përdorimit të celularëve arriti në përfundimin se zhvillimi i tumorit ka lidhje me anën e veshit që përdoret më shumë dhe sidomos me kohën e përdorimit të telefonit, duke pasur një përpjesëtim të drejtë ndërmjet kohës së përdorimit dhe madhësisë së tumorit.

Është vënë re edhe një lidhje ndërmjet përdorimit të celularëve dhe ankesave të tjera në lidhje me çrregullimet e gjumit etj.

Një studim mbi shoqërimin e përdorimit të celularëve  dhe periudhat e përgjumjes gjatë ditës, është kryer tek adoleshentët në Kaliforni (Nathan N, Zeitzer J, 2013) që ka konstatuar një lidhje me kohëzgjatjen e përdorimit të telefonit./KBI-Bujanoc.com

1938 Shikime