Fëmija juaj belbëzon. Si mund ta ndihmoni?

20.08.2014

Fëmija juaj belbëzon. Si mund ta ndihmoni?


Fëmija juaj belbëzon. Si mund ta ndihmoni?

Belbёzimi mund tё shfaqet pёr herё tё parё në këto forma: trembje tronditёse, xhelozi midis vëllezёrve dhe motrave, humbja e një njeriu tё afёrm, tёrmet dhe ndjenja ankthi tё ndryshme.

Belbëzimi vihet re te fёmijёt gjatё moshёs 3-5 vjeç, pikёrisht nё periudhёn kur truri i fёmijёs zhvillohet shpejt dhe arrin njëkohësisht të kuptojë dhe të mendojë shpejt, por aftёsia pёr t’i shprehur mendimet nuk ёshtё e njёjtё me atё tё trurit. Ndaj dhe fёmijёt nё kёtё moshё nuk arrijnё të flasin po aq shpejt sa mendojnё. Shpejtësia e buzëve dhe e gjuhës ende nuk ёshtё aq e shpejtё sa ajo e trurit. Gjatë bisedës, tek ta vihen re ndalesa tё shpeshta, marrje të gojёs, mosgjetje të fjalёs sё duhur dhe gjithashtu moskoordinim të frymёmarrjes.

Me kalimin e kohës, te fёmija ekuilibrohet shpejtёsia e zhvillimit tё trurit me gjuhën dhe buzёt, prandaj vihet re se fёmijёt gjatё rritjes flasin mё rrjedhshëm dhe nuk kanё vёshtirёsi nё gjetjen e fjalorit tё duhur.

Belbёzimi merr pёrmasa serioze tek ata fёmijё qё nuk e pёrshpejtojnё aftёsinё e tё folurit nё raport me atё tё trurit deri nё moshёn 5 vjeç.

“Paaftёsia pёr tё komunikuar, siç duket sjell dёshpёrim dhe zemërim dhe ndonjёherё edhe ndruajtje pёr tё folur nё publik”, thotё profesor Edward Conture i Universitetit Vanderbilt nё Nashville tё Tenesise. “Nuk mund tё komunikosh kur tё duash apo atё qё do tё thuash, ta shprehësh gjithnjë ashtu siç dëshiron ti. Dhe gjithkush mund ta kuptojё sesa pa shpresё tё bёn tё ndihesh diçka e tillё.”

Doktor Conture thotё se prindërit dhe mёsuesit mund tё ndihmojnё në të tilla raste duke siguruar njё mjedis sa më qetёsues, qё i jep fёmijёs kohё tё mjaftueshme pёr t’u shprehur, transmeton Telegrafi. Ata duhet gjithashtu tё mos kritikojnё apo tё zemёrohen kur fёmija nuk i nxjerr dot fjalёt dhe duhet tё kёrkojnё ndihmёn e njё terapisti qё tё punojё me fёmijёn. Me kёto masa ka shpresa qё fёmija ta kalojё kёtё problem.

Njё raport i kohёve tё fundit tregon se fёmijёve qё e kanё mё tё vёshtirё tё pёrballojnё stresin emocional, shpesh u mbahet goja. Ndёrsa shkencёtarёt thonё se 50 deri nё 80 pёr qind e kёtyre fёmijёve e kalojnё kёtё fazё deri nё moshёn pesё vjeç.

Doktor Conture ndoqi 111 fёmijё nga mosha 2 deri nё 5 vjeç. Kjo ështё edhe grupmosha kur bёhet më e qartё qё dikujt i mbahet goja. Megjithёse studimi ёshtё bёrё nё SHBA, fёmijёt ndjekin tё njёjtёn rutinё loje, mёsimi dhe pёrpjekjesh nё të gjithё botёn. Djemtё janё 3 herё mё tё prirur sesa vajzat qё tё belbëzojnё.

Megjithёse ka njё lidhje gjenetike, doktor Conture arriti gjithashtu nё pёrfundimin se shumё nga kёta fёmijё bёhen mё shumё emocionalё edhe gjatё bisedave në njё situate normale loje.

Veçoritё e belbёzimit

Pёrsёritja e rrokjes, e fjalёs ose mosgёrmёzimi i shkronjave janë veçoritë kryesore të belbёzimit.

Mosshqiptimi i saktё i rrokjeve ose fjalёve shoqërohet me lëvizje motorike, si: lёvizje e shpejtë e qepallave të syve dhe deri nё mbajtjen mbyllur tё tyre derisa personi tё mbarojë atë që ka për të thënë.

Vihet re se nё fillim tё rrokjes ose tё fjalёs, instinktivisht, mundohen tё fitojnё kohё dhe e fillojnё me njё pauzë: “ёёёёёё”. Kjo ndodh se e kanё mё tё thjeshtë t’i shqiptojnё zanoret nga bashkëtingëlloret, gjithashtu e kanё mё tё thjeshtё t’i shqiptojnё fjalёt e shkurtra nga ato mё tё gjatat.

Këta fëmijë belbёzojnё mё shumё nё fjalёn e parё tё fjalisё.

Kalimin e shkronjave nga bashkëtingёllore nё zanore e kanё tё vёshtirё, ndaj edhe belbёzojnё.

Fëmijët belbёzojnё mё shumё nё kёto situata:

• gjatё njё bisede nё telefon
• kur thonё njё emёr
• kur thonё diçka tё rёndёsishme
• kur nuk kanё kohё tё mjaftueshme pёr tё thёnё diçka
• kur mendojnё se po belbёzojnё dhe nuk kuptohen nga tё tjerёt
• kur flasin me dikё tё rёndёsishёm pёr ta
• kur flasin nё publik

Nëse fëmija ka gjasa të belbëzojë…

Pёr ta minimalizuar belbёzimin te fёmijët, duhet patjetёr konsultimi i rregullt dhe periodik mes treshes: terapist – prind – mёsues

1. Ndihmojini fёmijёt tё largojnё ankthin kur flasin

* Mundohuni ta inkurajoni tё flasë mё shumё
* Kur ai flet, dёgjojeni me kujdes dhe jepini rёndёsi asaj ç’ka ai thotë; gjatё bashkёbisedimit shikojeni nё sy dhe vёzhojini me kujdes gjestet e tij.
* Megjithёse nga gjestet mund ta kuptoni se çfarё do tё thotë, hiquni sikur nuk e keni kuptuar, derisa fёmija tё shprehë mendimin e tij. Mungesa e besimit nё vetvete e detyron qё mesazhin ta përcjellë nёpёrmjet gjesteve dhe të largohet nga fjalët.
* Gjatё kohёs qё fёmija flet, dёgjojeni me kujdes dhe mos ia prisni fjalёn. Pёrshtatjuni edhe ju shpejtёsisё sё tё folurit tё tij kur flisni dhe formoni njё atmosferё tё rehatshme e tё këndshme gjatё dialogut.
* Hiqni dorё nga pyetjet e shpeshta drejtuar fёmijёs. Pёrgjigjet e pyetjeve tuaja le tё jenё: “PO” ose “JO”.
Fëmija duhet tё dёgjohet me kujdes pikërisht atёherё kur flet me dёshirёn e tij dhe lejojeni tё flasë sa tё dёshirojë.
* Kini gjithashtu kujdes intonacionin e zёrit qё pёrdorni kur flisni me fёmijёn. Mos tё jetё as shumё i lartё e as i ulёt, pasi edhe mund të mos t’ju kuptojё.

2. Pakёsoni stresin te fёmija

Megjithëse mund tё kaloni njё ditё tё ngarkuar me punё dhe nuk keni durim tё flisni me fёmijёn dhe ta dёgjoni atё, duhet tё duroni, të bisedoni me të dhe ta dёgjoni. Fёmija nuk duhet tё qëndrojë vetёm nё dhomёn e tij, përkundrazi, lejojeni t’ju shpegojë ndodhitё e asaj dite dhe tё dëgjojë diskutime tё ndryshme tё pjesёtarёve tё familjes.

Mundohuni tё mos ia bёni të pranishëm fёmijёs ndjenjёn e frikёs, të turpit dhe tё neglizhencës. Pёrkundrazi, krijojini atij njё mjedis qetësues dhe inkurajues në familje në mënyrë që t’i japë atij mundësinë pёr t’u shprehur.

3. Kaloni kohё me fёmijёn

* Mundohuni tё kaloni kohё tё konsiderueshme me fёmijёn tuaj gjatё ditёs. Bёjeni fёmijёn tё flasë dhe ta ndjejë qё nuk ёshtё e rёndёsishme mёnyra se si flet, por ato çfarё ai thotё. Lexojini pёrralla, anekdota ose histori tё ndryshme, me zё tё plotё, tё rrjedhshёm dhe me intonacionin pёrkatёs pёr çdo fjali, qofshin ato dёftore, pytёse apo habitore.
* Kini kujdes nё zgjedhjen e tekstit qё do t’i lexoni fёmijёs. Sigurohuni që tё jetё i kuptueshёm për fёmijën, të jetë nё nivelin e inteligjencёs sё tij dhe tё mos ketё gabime gramatikore.
* Pasi tё keni mbaruar leximin, lejojeni fёmijёn ta tregojё me fjalёt e veta dhe asnjёherё mos i bёni pyetje specifike nё lidhje me tekstin.
* Mundohuni tё dialogoni me fёmijёn rreth temave qё atij i duken interesante dhe kurrë mos e kritikoni kur ai flet. Nёse ka ndonjё situatë qё duhet t’i tregoni gabimin që ka bërë, kritikojeni me shumё kujdes, por mos u nxehni dhe mos e ngrini asnjёherё zёrin.
* Lejojini fёmijёs tё justifikohet pёr gabimin e bёrё dhe mos ia prisni fjalёn gjatё justifikimit, edhe nёse ai nuk ka tё drejtё. Nёse ka vёshtirёsi gjatё shpjegimit, mos u nervozoni, por ndihmojeni qё tё shprehet. Pikёrisht kёto janё situatat nё tё cilat ju mund ta ndihmoni mё shumё.
Kini kujdes: Asnjёherё mos ia merrni fjalёn nga goja, priteni deri sa ta thotë vetё atё çfarё ka për tё thënë.

4. Jini model nё tё folur pёr fёmijёn tuaj

* Flisni ngadalё, qetё dhe rrjedhshёm, jo vetёm gjatё tё folurit nё bisedat familjare, por edhe kur jeni duke i lexuar pёrralla fёmijёs. Mundohuni t’i ndani fjalёt nga njëra-tjetra dhe tё flisni me ngadalё, por asnjёherё të mos flisni ose të lexoni me rrokje. Gjithmonё shqiptojeni fjalinë tё plotё, por me ngadalё.
* Flisni lirshёm, pa u bërë i bezdisshëm dhe me zё tё butё. Kjo ёshtё edhe mёnyra e tё folurit qё duhet tё mёsojё fëmija.

5. Normalizoni situatёn kur fёmija belbёzon

* Ështё mё mirё tё mos reagoni kur fёmija belbёzon, dёgjojeni me durim dhe bёni sikur nuk e dёgjuat belbёzimin e tij.
Mund tё ndёrhyni ndonjёherё, por me shumё kujdes, me qёllim që të mos ta ndrydhni nё shqiptimin e disa fjalёve tё vёshtira, fjalё qё mbase nuk i pёrkasin fjalorit tё pёrditshёm tё fёmijёs.
Kini kujdes nё tё tilla raste me intonacionin e zёrit, me buzёqeshjen tuaj, si edhe nё fjalitё qё pёrdorni. Pёr shembull: mos pёrdorni shprehje tё tilla si: “ E di qё ёshtё e vёshtirё pёr ty”, “Tё mundoi shumё shqiptimi i kёsaj fjale”, “Fol mё ngadalё, qё tё mos belbëzosh!” “ Mos i mbyll sytё kur flet!”.
* Flisni me fёmijёn nё lidhje me tema tё ndryshme, por asnjёherë mos hapni si temё diskutimi “belbёzimin”. Nёse fёmija dёshiron ta ndajë me ju, mundohuni t’i shpjegoni se nuk ёshtё shumё e rёndёsishme. Tё gjithё njerёzit kanё probleme tё ndryshme qё i eliminojnё me kohёn…/KBI-Bujanoc.com/

1745 Shikime