17.08.2014
Syneti efektiv në parandalimin e AIDS-it
Programi i synetit vullnetar në shkallë të gjerë ka mundësuar ndjeshëm reduktimin e nivelit të infeksioneve të reja me virusin e AIDS në një vendbanim të varfër të Afrikës së Jugut, sipas një studimi të publikuar në revistën “PLoS Medicine”.
“Efekti mbrojtës i synetit kundër rreziqeve të infeksionit me AIDS tek meshkujt tashmë është dëshmuar në testimin klinik të vitit 2005 në Republikën e Afrikës së Jugut dhe është konfirmuar përmes eksperimenteve në Kenia dhe Ugandë, por deri më tani nuk kemi pasur asnjë dëshmi se kjo metodë mund të përdoret në jetën reale,” tha Bertrand Auvert, i cili udhëhoqi studimin e ri.
I kryer nën drejtimin e shkencëtarëve francezë, amerikanë dhe afrikano-jugorë në mes të viteve 2007 dhe 2011 në një vendbanim të varfër në Orange Farm në Afrikën e Jugut (200.000 banorë), studimi u ofronte syneti falas të gjithë meshkujve mbi moshën 15-vjeçare, që kryhej nga stafi mjekësor. Gjithsej janë kryer më shumë se 20.000 syneti.
Përmes studimit të mostrave nga afro 3.000 meshkuj, studiuesit zbuluan nivel të reduktuar të infeksioneve të reja me HIV tek meshkuj që i ishin nënshtruar synetit për 57-61 për qind në krahasim me ata që nuk ishin bërë synet, edhe pse sjelljet seksuale nuk dallonin në këto dy grupe (përdorimi i prezervativëve, numri i partnerëve).
Syneti është dëshmuar veçanërisht i efektshëm në moshë 15 deri 29-vjeçare.
(KD)./KBI-Bujanoc.com/
1839 Shikime