Si të freskohemi në ditët e nxehta të verës?

21.07.2014

Si të freskohemi në ditët e nxehta të verës?


Si të freskohemi në ditët e nxehta të verës?

Këto ditë të nxehta vere derisa trupi ynë përshtatet me temperaturat e larta, derisa akoma nuk ka shenja freskie dhe temperatura të përshtatshme, po ju japim disa këshilla të cilat do të mund t’ju ndihmojnë që të freskoheni.

Futja optimale e lëngjeve në organizëm – gjatë verës organizmi ynë, për shkak të djersitjes, humb më shumë lëngje sesa në ditët e dimrit, andaj është e nevojshme që brenda ditës të bëjmë futjen optimale të lëngjeve, transmeton Telegrafi.

Sa më shumë ujë natyral
Ekziston një rregull i vjetër që thotë që duhet të pini 8 gota ujë në ditë, por nëse do të konsumonit më tepër, do të bënit aq më mirë. Uji, ju ndihmon të hidratoheni dhe të ndiheni më të lirshëm. Por kujdes, pini ujë natyral dhe jo të gazuar.

Lëngje frutash
Frutat jo vetëm shuajnë etjen, por kanë edhe cilësi të mahnitshme dhe janë të pasura me substanca shumë të dobishme për trupin tonë. Konsumoni lëngje frutash të ndryshme, por të bëra vetë sepse lëngjet e gatshme kanë përmbajtje të lartë sheqeri. Lëngjet duhet të kenë sa më pak sheqer, sepse vetëm kështu nuk do të keni etje.

Çaj të ngrohtë
Zakonisht, tendenca është që pije të ndryshme të shoqërohen me shumë akull ose të jenë shumë të ftohta. Por në fakt, akulli nuk i bën mirë organizmit, i cili është i djersitur. Nëse do të konsumonit çaj të ngrohtë trupi juaj do të hidratohej më lehtë dhe do të ndiheshit më i freskët. Nëse nuk iu pëlqen çaji i tillë, mund ta pini edhe të freskët, por jo me akull.
Çaji ka edhe një avantazh: nuk të shëndosh.

Jo, pije të gazuara 
Duket sikur largojnë etjen, por në fakt e shtojnë më tepër atë. Pijet e gazuara, sidomos kola, kanë në përbërjen e tyre shumë gaz dhe sheqer. Për më tepër, lëngjet me gaz, fryjnë stomakut, por edhe ndikojnë në formimin e celulitit./KBI-Bujanoc.com/

2040 Shikime