03.06.2014
Mëngjesi, vakti më i rëndësishëm i ditës
Sindroma metabolike është një nga çrregullimet e shpeshta të metabolizmit që karakterizohet me së paku dy nga këto komponentë: rritjen e masës trupore, shtresimin e madh të yndyrës në regjionin e barkut, nivele të larta të lipoideve (yndyrave) në gjak, rritje të shtypjes së gjakut dhe rritje të nivelit të sheqerti në gjak.
Shkencëtarët suedezë kanë analizuar ndikimin e ushqimit të mëngjesit në gjendjen shëndetësore në vitet në vijim. Ata i kanë analizuar shprehitë ushqyese të nxënësve të shkollave fillore dhe i kanë përcjellë për 27 vite.
Rezultatet kanë treguar se pjesëmarrësit në studim, të cilët nuk e kanë ngrënë mëngjesin me rregull, kanë qenë për 68 për qind më të rrezikuar që në të ardhmen ta zhvillojnë sindromën metabolike (në krahasim me ata, të cilët e kanë konsumuar mëngjesin çdo ditë).
Rritja e indit yndyror në regjionin e barkut dhe rritja e nivelit të sheqerit në gjak, janë paraqitur shumë më shpesh te participantët që e kanë anashkaluar vaktin e mëngjesit.
Ky studim është vetëm një nga studimet e shumta që tregojnë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. /KBI-Bujanoc.com/
1750 Shikime