02.06.2014
Sekreti i lënies së duhanit
Përgjigja e vetme për lënien e duhanit mbetet:”Vullneti i fortë”, i shoqëruar me këmbëngulje, mbështetje nga ana e familjes dhe miqve.
Në një studim të kryer në Hajdelberg në Gjermani, u pa se 80% e personave të përfshirë në këtë studim, pohuan se e kishin lënë duhanin falë vullnetit dhe këmbënguljes së tyre, pa ndihmën e lëndëve alternative të nikotinës. Ndërkohë 10% e atyre që kishin lënë duhanin, pohuan se kishin përdorur lëndë alternative të nikotinës; 4% kishin përdorur çimçakizin dhe 6.4% cigaret elektronike.
Studiuesit pohojnë se lëndët alternative të nikotinës kanë efekte anësore dhe ndikojnë negativisht në shëndet. Sakaq cigaret elektronike janë edhe ato të dëmbshme për shkak të lëndëve kimike që përmbajnë. /KBI-Bujanoc.com/
1932 Shikime