Leximi i dy ezanëve për namazin e Xhumasë

16.05.2014

Leximi i dy ezanëve për namazin e Xhumasë


Leximi i dy ezanëve për namazin e Xhumasë

Fikh

Nga Saib ibn Jezidi transmetohet se ka thënë:

“Në kohën e Pejgamberit të Zotit, Ebu Bekrit dhe Omerit ezani lexohej kur imami ngjitej në minber dhe pastaj Osmani, kur u rrit numri i muslimanëve e futi edhe ezanin e tretë i cili është lexuar në Ez-Zevra.”

El-Kastalaniu, njëri ndër shpjeguesit më të mirë të Buhariut, duke e shpjeguar këtë hadith, thotë:

“Ezani i tretë të cilin e futi Osmani ishte te hyrja e kohës së drekës. Me të janë pajtuar edhe të gjithë as’habët dhe është konstituuar ixhmai në këtë çështje.” 

Mexhmu’ul-fetava, Bin Baz, 12/ 899.

Ibn Haxher El-Askalani, duke e shpejguar këtë hadith, thotë:

“Ne shohim se të gjithë njerëzit, në të gjitha vendet islame e kanë pranuar këtë qëndrim duke e pasuar Osmanin, halifin urdhrin e të cilit duhet dëgjuar. Edhe pse kjo risi nuk ka ekzistuar në kohën e Pejgamberit ajo është lavdëruar dhe është futur me qëllim që njerëzit të njoftohen për hyrjen e kohës së namazit. Ai qëndrimin e tij e mbështet me kijas për leximin e ezanit për hyrjen e kohëve të tjera të namazit. Kjo është nxjerrje e dispozitës nga baza e njohur dhe nuk mund të përgënjeshtrohet.” 

Fet’h’ul-Bari, Ibn Haxher El-Askalani, 2/ 394.

/KBI-Bujanoc.com/

2112 Shikime