Mbi Ezanin dhe Ikametin

09.05.2014

Mbi Ezanin dhe Ikametin


Mbi Ezanin dhe Ikametin

Fikhu Hanefi

Me ezan shpallet fillimi i kohës së namazit dhe besimtarët ftohen në faljen e përbashkët të namazit. Këndimi i ezanit është sunnet muekkede (sunnet i përforcuar), për njerëzit që e falin namazin bashkërisht nëpër xhami. Dhe atë ekskluzivisht për pesë kohët ditore të namazeve farz dhe për namazin e xhumas.

Për namazet tjera siç janë: namazi i xhenazës, i teravihve, i zënies së diellit dhe hënës, etj. nuk këndohet ezani.

Ezani përbëhet nga 15 fjali, për të cilat ekziston pajtueshmëri e të gjithë shkencëtarëve islamë, dhe ato janë:

Allahu ekber, Allahu ekber,

Allahu ekber, Allahu ekber.

Eshhedu en la ilahe il-lallah,

Eshhedu en la ilahe il-lallah.

 

Eshhedu ene Muhammeder-Resulullah,

Eshhedu ene Muhammeder-Resulullah.

Hajje ales-salah,

Hajje ales-salah.

Hajje alel-felah,

Hajje alel-felah.

Allahu ekber, Allahu ekber.

La ilahe il-lallah.

Kjo është sipas hadithit të cilin e transmeton Abdullah ibn Zejd, të shënuar nga Ebu Davudi në Sunenin e tij. Gjithashtu ekziston pajtueshmëri e shkencëtarëve që në ezanin e sabahut të shtohet pas Hajje alel-felah. Essalatu hajru minennevm, dy herë.

Gratë nuk janë të obliguara të këndojnë ezan e as ikamet. Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton En-Nesai nga Usame bint Burejdeti r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë: “Gratë nuk e kanë obligim as ezanin e as ikametin”.

Kushtet për këndimin e ezanit dhe ikametit janë:

1. Hyrja e kohës së namazit

2. Që të këndohen në gjuhën arabe. Përkthimi nuk vjen në konsiderim.

3. Që dikush nga xhematlinjtë ta dëgjojë ezanin. (dmth. ezani që këndohet në vetvete nuk është i rregullt)

4. Të respektohet renditja e fjalive në ezan dhe ikamet pa pauza të mëdha.

5. Që të kryhet nga një person. Nuk lejohet që ezanin apo ikametin ta fillojë një person, e ta përfundojë një tjetër.

6. Që ezani të kryhet nga njeriu që është: musliman, moshërritur dhe i mençur.

Kështu që ezanin nuk mund ta këndojë pabesimtari, i marri apo fëmija që nuk kupton (gajru mumejjez).

Hanefijtë shtojnë edhe kushte shtesë që muezini përveç të përmendurave duhet të jetë edhe: i devotshëm, të di Sunnetin e Pejgamberit a.s. dhe t’i di kohët e namazit.

Hanefijtë gjithashtu thonë se është mekruh- e qortuar që ezanin ta këndojë mëkatari (fasik) dhe nëse ndodh që ezanin ta këndojë fasiku, atëherë atë ezan duhet përseritur.

Sunnet është, poashtu, te shumica e dijetarëve që personi i cili e këndon ezanin, ta këndojë edhe ikametin.

I K A M E T I

Sa i përket ikametit, ai përbëhet prej 17 fjalive – si edhe ezani, duke ia shtuar pas Hajje alel-felah. – Kad kametis-salah, dy herë.

Fjalët e ikametit janë:

Allahu ekber, Allahu ekber,

Allahu ekber, Allahu ekber.

Eshhedu en la ilahe il-lallahu,

Eshhedu en la ilahe il-lallah.

Eshhedu ene Muhammeder-Resulullahi,

Eshhedu ene Muhammeder-Resulullah.

Hajje ales-salati,

Hajje ales-salah.

Hajje alel-felahi,

Hajje alel-felah.

Kad kametis-salatu,

Kad kametis-salah,

Allahu ekber, Allahu ekber.

La ilahe il-lallah.

 

Argument për këtë është transmetimi i Ibn Ebi Shejbes r.a. i cili ka thënë: “Na kanë treguar as’habët e të Dërguarit të Allahut se Abdullah ibn Zejd El-Ensariu ka ardhur te Pejgamberi a.s. dhe thotë: “O i Dërguari i Allahut, e kam parë në ëndërr se si një njeri me gunë të gjelbër qëndroi në mur dhe e këndoi ezanin – duke i përseritur fjalët nga dy herë, kurse pas ezanit e lexoi njësoj edhe ikametin.”

(Bejhekiu dhe Ebu Davudi)

Edhe Tirmidhiu transmeton nga Abdullah ibn Zejdi se ka thënë: “Ezanin dhe ikametin Pejgamberi a.s. do ta këndonte duke i përseritur fjalët nga dy herë”.

Gjithashtu hadithi të cilin e kanë shënuar pesë transmetues nga Ebu Mahzuri r.a. se ka thënë: “I Dërguari i Allahut më ka mësuar se në ikamet ka 17 fjali.”

Porosi: Nëse dikush vjen u thotë dhe u mëson se është më saktë që ikameti të këndohet me numër më të vogël fjalësh nga të lartpërmendurat- forma e shkurtuar, thuani falemnderit, por edhe kjo që ne boshnjakët-muslimanët e bëjmë është e saktë dhe ka mbështetjen e saj në burime islame.

وَ صَلَّىاللهُ عَلَى سَيِّدِناَ وَ نَبِيِّنا مُحَمَّدٍ وَ عَلَى آلِهِ وَ صَحْبِهِ وَ سَلِّم !

Autor Fikret Arnaut 

Perktheu nga Boshnjakishjta  Miftar Ajdini    /KBI-Bujanoc.com/

 

 

 

2517 Shikime