Lypesi qe ishte i Devotshem

01.05.2014

Lypesi qe ishte i Devotshem


Lypesi qe ishte i Devotshem

Ngjarja në vazhdim ka ndodhur në Daka, kryeqytetin e Bangladeshit.

Ishte një lypës në qytet, i cili kishte zakon të lypte pranë xhamisë ditëve të premte pas namazit të xhumasë. Lypja për të ishte e lejueshme, meqë jetonte në kushte shumë të vështira. Edhe pse ishte lypës, ai i kushtonte shumë rëndësi predikimeve që jepeshin gjatë hutbes. Njëherë në njërën nga ato predikime u bë fjalë për rëndësinë e fitimit hallall. Ai mësoi se lutja (du’aja) nuk pranohet nga ata njerëz që fitojnë nga gjëra të ndaluara. Ai menjëherë vendosi që të pranonte para vetëm nga ata individë që i dinte se fitonin hallall. Fitimet e tija ditore u zvogëluan si pasojë, mirëpo ai ishte i vendosur në vendimin e tij.

Erdhi dita kur ky lypës vdiq. Megjithëse jetoi si lypës, funerali i tij ishte sikur i një mbreti. Shumë funksionarë të lartë të zonës e përcollën xhenazen e tij, meqë ata ishin të njoftuar mbi sakrificën e madhe që ai e bënte përditë në mënyrë që të shkonte konform urdhërit të Allahut Fuqiplotë.

Të dashur lexues! Edhe në gjithashtu duhet që sinqerisht t’iu përmbahemi urdhërave të Allahut të Madhërishëm gjatë jetës sonë, pavarësisht gjendjes sonë sociale. Në këtë mënyrë, Allahu i Madhërishëm ne do të na lartësojë në këtë botë dhe tjetrën.

Përktheu: Daim Abazi  /KBI-Bujanoc.com/

2046 Shikime