A duhet t’i këndohet ezani dhe ikameti foshnjes të porsalindur?

25.04.2014

A duhet t’i këndohet ezani dhe ikameti foshnjes të porsalindur?


A duhet t’i këndohet ezani dhe ikameti foshnjes të porsalindur?

Pyetja: Esselamu alejkum! A duhet t’i këndohet ezani dhe ikameti një foshnje të porsalindur apo nuk ka nevojë?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, e kundërta e kësaj që thoni ju është e vërtetë, ngase një ndër dispozitat e parapara në Sheriatin islam për fëmijën e porsalindur është këndimi i ezanit në veshin e djathtë dhe ai i ikametit në veshin e majtë. Kjo duhet bërë menjëherë pas lindjes, sepse kësisoj veproi edhe vetë Pejgamberi a.s.,  i cili ezanin dhe ikametin ia këndoi Hasanit, birit të Aliut, të lindur nga Fatimja.

Allahu e di më së miri! /KBI-Bujanoc.com/

1926 Shikime