Besimi në pejgamberët e Allahut të Madhërishëm

01.04.2014

Besimi në pejgamberët e Allahut të Madhërishëm


Besimi në pejgamberët e Allahut të Madhërishëm

Besimi vijues nga bazat e imanit është edhe besimi në pejgamberët e Allahut. Në këtë bazë bën pjesë besimi në të gjithë pejgamberët, të cilët i ka emërtuar Allahu në Kur’an dhe besimi se Allahu, pos tyre, ka dërguar edhe pejgamberë të tjerë, numrin e të cilëve nuk e di askush, përveç Allahut. Allahu në Kur’an na tregon për dërgimin e tyre:

“Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e Allahut. E kur të vijë koha e caktuar nga Allahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.”[1]

Gjithashtu Allahu thotë:

Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre bëhej gjykimi i drejtë mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi.”[2]

Besimi te pejgamberët e Allahut është njëri prej bazave të besimit islam, i mbështetur në Kur’an,  në sunnet dhe në mendimin e njëzëshëm të dijetarëve islamë. Allahu në Kur’an thotë :

“I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: „Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë.”[3]

Për realizimin e këtij parimi të besimit i cili zë vend në Amentu,duhet besuar në mënyr të prerë se të gjithë, nga Pejgamberi Adem a.s: dhe deri te pejgamberi i fundit Muhamedi a.s., u janë dërguar njerëzve nga Allahu si përfaqësues të Tij për tu kumtuar atyre urdhrat hyjnorë. Kjo është forma e besimit në tërsi. Por, ashtu si çdo parim besimi, edhe besimi te pejgamberët ka aspektin e tijë të hollësishëm. Për të shpëtuar nga rënia në një besim të gabuar apo të shtrembër mbi ta, ndihet nevoja e njohurive të hollësishme që s‘përfshihen në përkufizimin e besimit në tërësi.

Këto njohuri të hollësishme mund të shqyrtohen të grupuara si: në vetit e pejgambereve, mu‘xhizet dhe numri i tyre. Për të gjitha këto doti shqyrtojm në vijim në pika të shkurta.

Feja islame e ka bërë të detyruar ( farz ), pas besimit në Zotin, besimin pa dallim edhe të të gjith pejgamberët dhe librave që ju kan zbrit atyre. Qoftë të quajtur nebi, qoftë resul, të gjith duhet besuar. Veç kësaj, duhen besuar një për një si pejgamber personat që u përmneden emrat në Kur’an si dhe në tërsi, se çdo fisi apo popullii është dërgura Pejgamber. Allahu në Kur’an thotë:

Ju (besimtarë) thuani: „Ne i besuam Allahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is‘hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.”[4]

Sepse, në Kur’an, ka jo vetëm urdhra të hapura të formës “besojuni të dërguarëve” por, edhe behet e ditur se ata që i mohojnë të dërguarit dhe zbulesën e sjell prej tyre, janë në rrugë të shtrëbër, dhe se në këtë botë do të dënohen me turp, kurse në jetën tjetër do të hidhen në xhehennem.

O ju që besuat, besoni vazhdimisht Allahut, të dërguarit të Tij, librit që gradualisht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson Allahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg.[5]

Dijetarët islamë janë të një mendimi se ata që nuk u besojnë pejgamberëve janë mohues ( kafir ). Në këtë qështje, mes dijetarëve nuk ka ndonjë mosmarveshje apo kontradiktë.

Allahu  që ka bashkuar besimin në të dërguarit e Tij me besimin në Veten e Tij, mohimin e njërit nga pejgamberët, ose mohimin e të gjithë pejgamberëve, e ka konsideruar mohim të Vetes së Tij të lartë.

Allahu thotë ne Kur’an :

“S‘ka dyshim se ata që nuk besojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes Allahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: „Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë“ e mes këtij duam të marrin një rrugë. Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët. E ata që besuan Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bënë kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t‘u jepet shpërblim i merituar. Allahu falë shumë dhe është mëshirues.”[6]

Me Muhammedin, vulën e tëdërguarve, Allahu plotësoi lartasin e pejgamberisë dhe të vërtetën e mesazheve:

“Shembulli im dhe shembulli i pejgamberëve përpara meje, janë si shembulli i një burri, i cili ka ndërtuar në ndërtesë të bukur dhe e ka zbukuruar atë, por ka lënë pa vënë një tullë në njërën nga këndet e kësaj ndërtese; njerëzit vinin rrotullë ndërtësës, çuditeshin dhe thonin: Çudi! Përse nuk është vënë edhe kjo tullë? Ja pra unë jam tulla dhe unë jam vula e pejgamberëve.” [7] Kushdo  që vjen pas Muhamedit dhe pretendon Pejgamberinë, ai është gënjeshtar, kurse kush e beson këtë gënjeshtar, është mohues.

Domethënja e termave “En – Nebij” dhe “Er – Resul”

Kuptimi leksikor i fjalës nebi,  është lajmëtar ose i lajmëruar, i bërë me dije, kurse resul, ështëpërfaqësues,  i ngarkuar me detyrën për të sjellë një lajm.[8] Këto dy terme edhe pse janë identike në mes veti, por ekziston një dallim në mes tyre. Sepse personi i obliguar me shpallje nëse urdhërohet që t’i informoj të tjerët, ai ështe nebij dhe resul. E nëse ai nuk urdhërohet që t’i informoj të tjerët, ai është  nebij.

Një grup dijetarësh është i mendimit se që dy fjalët janë sinonime dhe se ato kanë një kuptim. Pra, sipas këtyre çdo nebij është edhe resul dhe çdo resul është edhe nebij. Por ai quhet resulkur shikohet nga këndvështrimi i raportit midis pejgamberit dhe njerëzve. Ndërsa quhet nebijkur shikohet nga këndvështrimi midis tij dhe Allahut. Por megjithatë që të dyja janë të pandara. I këtij mendimi është Kadi Ijadi prej Malikive dhe të tjerëve.[9]

Sipas Mu’tezilëve, nuk ekziston asnjë lloj dallimi në mes tyre, sepse Allahu xh.sh i drejtohet Muhamedit a.s. edhe me Ja ejjuher-Resul “O ti i dërguar”, por edhe me Ja ejjuhen-Nebij, “O ti pejgamber”.

Një Numër i madhë i dijetarëve thonë se këto dy terme midis vetes kanë kuptim të përgjithshëm dhe të posaçëm absolut, për arsye se nebij është ai person që diçka i është shpallur nga Allahu pa marrë parasysh se a është i detyruar ta interpretojë e ta kumtojë atë apo jo. Por nëse ai detyrohet t’ua komunikojë njerëzve atë sheriat apo libër  që i është shpallur atëherë ai është edhe resul. Mbështetur në këtë kuptojmë se çdo resul  është nebij sepse dërgesa, interpretimi i asaj që i është shpallur, është degë e nubuvetit ( pejgamberisë ). Ndërkaq çdo nebij nuk është resul pasiqë atij mund t’i vijë shpallja pa qenë i detyruar ta interpretojë dhe ta komunikojë atë.[10]

Allahu në Kur’an thotë:

“Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e Allahu asgjëson atë që e hedh djalli, dhe Allahu fuqizon argumentet e Veta. Allahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe i rregullon çështjet.”[11]

Në literaturën fetare ( por jo në Kur’an ), është futur edhe fjala Persishte Pejgamber që do të thotë lajmëtar. Gjithashtu edhe termi profet, e cila është me origjinë greke që është njëlloj emërtimi  nga politeistët dhe paganët, të cilët aspak nuk i kan besuar pejgamberët.

Vetitë e pejgamberëve

Me fjalën vetitë e tyre kemi për qëllim atë çka përfshijnë kushtet e Pejgamberisë, të cilat duhet të gjendet tek ata, siç flasin për to dhe i theksojnë shumica e dijetarëve të skolastikës ( ulema el – kelam ). Sepse vetitë dhe kushtet e tjera të domosdoshme janë të njëjta  dhe midis tyre nuk ka ndonjë dallim.

Kryesisht ajo që duhet të kenë Pejgamberët janë:

Vetia e parë: Pejgamberët janë njerëz

Gjëja e parë e veçantë që duhet ditur për Pejgamberët, është se ata janë njerëz. Kështu, çdo pejgamber, si dhe çdo njeri tjetër, lind, rritet, fle, ndien uri, ushqehet, martohet, bëhet me fëmijë, ndikohet nga kushtet e natyrës, do dhe s‘do, gëzohet dhe hidhrohet, smuret dhe vdes. Allahu xh.sh thotë:

 Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnë shpinën të vërtetës!”[12]

Gjithashtu Allahu thotë :

“ Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e Allahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.”[13]

Këto cilësi pejgamberët i kanë të përbashkëta me njerëzit sepse janë njerëz. Edhe fakti që pejgamberët, si të dërguar të Allahut te njerëzit, janë njerëz, është i natyrshëm. Sepse njeriu vetëm me njeriun krijonë afërsi, ngre lidhje me të, mëson prej tij dhe ia pranon shembullin.

Gjëja që i bën pejgamberët të dallohen nga njerëzit e tjerë, është zotërimi prej tyre i  një natyre që u siguron të çojnë në vend detyren e përfaqësimit hyjnor, për rrjedhojë, të kenë mundësi të marrin zbulesën hujnore, pra të marrin zbulesën e Allahut. Në Kur’an është tërhequr vëmendja mbi këtë çështje dhe është bërë e ditur se Peejgamberët janë njerëz si ne, me ndryshimin se atyre u ka ardhur zbulesa hyjnore.

Allahu thotë: “Thuaj: „Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë“.[14]

Njohuritë që s‘mund të merren me an të shqisave dhe të arsyes, pejgamberët mund t‘i dinë vetëm nëpërmjet zbulesës së marrë nga Allahu.

Allahu në Kur’an thotë :

“Thuaj: „Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e Allahut (e t‘ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t‘ju tregoj se kur do t‘ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: „A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?“ A nuk mendoni?[15]

Vetia e dytë: Pejgamberët janë meshkuj 

Një tjetër veçori njerëzore e pejgamberëve është se jan meshkuj. Pejgamberia ( nubuveti ) dhe dërgesa ( risale ) nuk i vjen femrës. Në kur`an, duke folur për pejgamberët, është thënë “meshkujt” ( burrat ) . All-llahu në kur`an thotë

Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s‘ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata të cilët janë ruajtur; a nuk mendoni?”[16]

Gjithashtu Allahu në Kur’an thotë:

Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.[17]

Edhe nëse është pohuar se u është dërguar zbulesë disa nënave profetësh si Asija dhe Merjemja, këto, në ndryshim nga Pejgamberët burra, nuk janë ngarkuar me detyrë për t‘ua kumtuar zbulesën e marrë njerëzve.[18] Nuk janë zgjedhur profetë prej femrash sepse ato kan një ndërtim që nuk i lejon të përballojnë vështirësi, kurse pejgamberia është një detyrë e rëndë e cila kërkon përballimin e vështirësive të mëdha.

Vetia e tretë : Pejgamberët janë zgjedhur nga Allahu

Pejgamberët janë njerëz të zgjedhur nga ana e Allahut xh.sh. Asnjë pejgamber nuk e ka arritur pozitën pejgamberë me pun dhe përpjekje vetiake. Nga ki aspekt, Pejgamberia nuk është e fituar, por e dhën, e dhuruar. Kjo do të thotë se Allahu e ka përcaktuar që më parë pejgamberin dhe e ka përgaditur qysh në krijim personin që ka për ta bër pejgamberë, me ndërtim shpirtëror dhe fizik të përshtatshëm për këtë detyrë. Allahu xh.sh thotë : “ E kur u vjen atyre ndonjë argument i prerë (për Muhammedin), ata thonë: „Kurrsesi nuk e besojmë atë (dërgesën e Muhammedit) derisa të mos na jepet edhe neve ngjashëm me atë që iu pat dhënë të dërguarve të Allahut“! Më së miri Allahu e di ku ta vërë dërgesën (risalen) e vet. Ata që bënë krim do t‘i godasë poshtrimi dhe dënimi i fortë te Allahu për shkak se vazhdimisht bënin hile.”[19]

Kjo zgjedhje dhe ky parapëlqim i përket vetëm Krijuesit të lartë. Gjithashtu, Pejgamberllëku nuk trashëgohet, p.sh me birin e  Nuhut a.s. në Kur’an thuhet:

Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: „O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!“[20]

Gjithashtu Allahu thotë

 (Zoti) Tha: „O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t‘i shpëtoj), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!“[21]

Edhe  i ati i Ibrahimit ka qen mohues. Allahu xh.sh thotë :

Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër, pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se ai është armik i Allahut, u largua prej tij. S‘ka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndieshëm dhe i butë.”[22]

Vetia e katërtë : Pejgamberët jan të mbrojtur nga mëkatet

Rënia në mëkat e Pejgamberëve të ngarkuar me detyrë për t‘u bër shembull për njerëzit në çdo gjë, veçanrisht në zbatimin e urdhërave hyjnorë, është penguar nga Allahu xh.sh. në përputhje më dërgimin e tyre. Mëkatet ndryshojnë për nga rreziku i tyre. Mëkati më i rezikshëm është Kufri.[23] Pra, pejgamberët janë të pa gabushëm, të mbrojtur nga kufri si para pejgamberisë ashtu edhe pas saj. Kurse për disa gabime që ju kan ndodhur disa perjgamberëve si p.sh. Ademi a.s.hëngri nga pema duke mos e respektura ndalimin hyjnor si dhe fakti që Musa a.s. vrau një njeri paqëllim, kan ndodhur në përiudhën kur këta të dy nuk qenë të ngarkuar ende me detyren e pejgamberllokut.[24] Kur kan bër gabime të vogla, jan paralajmruar dhe u është thënë se veprimet në fjalë nuk kanë qenë të përshtatshme. Rasti kur Muhamedi a.s., ndërsa po nisej për në fushën e Tebukut, udha leje hipokritëve që i kërkuan falje si dhe rastet kur ai pothuajse është ndikuar që disa çështjë, nga fjalët e njerëzve, jan ndër gabimet për të cilat ka mar paraljmrim hyjnor.[25] Dijetarët islamë i kanë konsideruar këto raste si rrëshqitje. Atributi pamëkatësi është i posaçëm vetëm për pejgamberët.

Vetia e pestë : Pejgamberët janë të besueshëm ( el – emaneh )

Rexhep Ismajli

Pejgamberët janë njerëz të besueshëm si në kryerjen e detyrës si pejgamber, ashtu edhe në mardhëniet që i përkasinë kësaj bote me njerëzit e tjerë. Pejgamberit nuk i shkon tradhëtia ndaj emanetit. Personi që e tradhëton emanetin në ditën e kijametit e bartë në qafë mëkatin e tradhëtisë së bërë. Kjo cilësi e pejgamberëve njihet edhe me emrëtimin besueshmëri ( el – emane ).

Vetia e gjashtë : Plotësisht i mençur, i përpiktë dhe i drejtë

Me që pejgamberët janë ngarkuar me detyrë për ti edukuar njerëzit, për t‘u prirë atyre, janë pajisur edhe me disa cilësi të larta që nuk e mënjanojnë qenien e tyre njeri. Në krye të këtyre cilësive vijnë aftësitë shpirtërore si mençuria, zgjuarsia, morali i lartë dhe vetitë fizike si trupi i bukur etj. Për t‘i shpjeguar në mënyr të mjaftueshme mesazhet hyjnore që i paraqesin dhe për t‘i përballuar siq duhet njerëzit që bartin një karakter shum polemik, është kusht që pejgamberët të jen të patëmetë dhe të përsosur  nga trupi si dhe të pajisur me nji mendje dhe zgjuarsi të lartë, të afta për të sjellur argumente gjatë debateve. Këto janë disa veti që duhet ti posedojn pejgamberët e All-llhut dhe ne u munduam në pika të shkurta të bëjm sqarimin e tyre.

NUMRI I PEJGAMBERËVE

Në Kur’an nuk ka të dhëna për numrin e pejgamberëve, vetëm është thënë se çdo populli dhe çdo zone u janë dërguar pejgamber që i kanë përgëzuar me xhenet ata që u besojnë urdhrave hyjnorë dhe bëjnë siç thonë ato, kurse i kanë frikësuar me xhehennem, ata që i mohojnë urdhrat hyjnore dhe kundërshtojnë. Emrat e një pjese prej tyre janë përmendur dhe është folur për luftën dhe përpjekjen që kanë bërë ata me fiset e tyre, kurse për pjesën tjetër nuk është folur fare.

Allahu xh.sh më së miri na tregon në Kur’an ku thotë :

“Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem,….”[26]

Edhe pse në disa rivajete të dedikuara Pejgamberike, bëhet e ditur se jan dërguar gjithsej 124 mijë Pejgamberë,[27] ndër të cilët 315 të dërguar ( resulë ), me që kjo s‘përbën informacion të saktë, përcaktiki i numrit të pejgambereve duke u mbështetur në këtë, s‘është me vend. Prandaj, besimi te pejgamberët përmbledh të gjithë Pejgamberët të ardhum mes Pejgamberit të parë. Ademit a.s., dhe Pejgamberit të fundit Muhamedit a.s.

Ndërkaq, është detyrim ( farz ) të shprehet besim veç e veç  për të gjith pejgamberët, emrat e të cilëve përmenden në Kur’an. Këta janë: Adem, Idris, Nuh, Hud, Salih, Ibrahim, Lut, Ismail, Is‘hak, Jakub, Jusuf, Ejub, Dhulkifli, Musa, Harun, Sulejman, Davud, Iljas, Eljesa, Junus, Zekerija, Jahja, Isa dhe Muhamedi a.s. Kurse Profetësia e Uzejrit, Llukmanit dhe Dhurkarnejnit është e diskutushme. [28]

Kemi edhe shumë pejgamberë të tjerë, të cilët Kur’ani nuk i ka përmendur, për të cilët nuk na ka rrëfyer asgjë, por për ta na ka lajmruar në përgjithësi. Prandaj edhe besimi në to në përgjithësi është i detyrueshm, pikërisht të besojmë se Allahu xh.sh. ka dërguar edhe shum Pejgamberë ( enbija ) dhe të dërguar ( resul ) çdo populli dhe grupi ne vende dhe gjatë periudhave të ndryshme. Nga kjo mund të kuptosh shkallën e lartë të injorancës të atyre që parafytyrojnë se Allahu xh.sh. me Pejgamber ( enbija ) dhe të dërguar ( resul ) ka veçuar rajonin e Gadishullit Arabik. E vërteta është se Pejgamberët që u dërguan në këtë rajon të botës, janë vetëm një numër i vogël në krahasim me shumën e Pejgamberëve që iu dërguan grupeve të ndryshme të njerëzve në lindje e perëndim të botës.

Allahu xh.sh. thotë:   …e nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar.[29]

Pra, sipas kësaj, numri i pejgambereve gjat periudhave të ndryshme patjetër duhet të ket kaluar mijra. Pra, siq thotë Allahu xh.sh në Kur’an:

“Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem,….”[30]

Me përcaktimin e numrit ( siç thotë dhe Nesefiu ) [31] ne nuk jemi të sigurtë se nuk kemi përfshirë dikë që nuk është prej tyre ose të kemi nxjerrë dikë që është brenda tyre.

(Artikulli botohet pa redaktime gjuhësore)

 

Literatura

1.( Kur’ani me përkthim në gjuhën shqipe nga përkthyesi; Sherif Ahmeti

2. “Bazat e besimit islam” Prof. Dr. Bekir Topaloglu Prishtinë 2002

3. “Të vërtetat e patundshme të besimit islam” Prof. Dr. Muhammed Seid Ramadan El- Buti Tetovë 2004

4. “Rrëfime për të dërguarit e Allahut” Hafidh Ibn Kethir Prishtinë 2005

5. “Hadithe të zgjedhura të Pejgamberit A.S.” Tetovë 2003

6. “Besimi i Muslimanit”  Shkup 2001

 

_______________________
[1]. Mu‘min 78

[2]. Junus 47

[3]. Bekare 285

[4]. Bekare 136

[5]. En Nisa 136

[6]. En Nisa 150 – 152

[7]. Muhammed Gazli “Besimi i Muslimanit” Shkup 2001 Fq, 243

[8]. Prof. Dr. Bekir Topaloglu “Bazat e Besimit islam” Prishtinë 2002 fq, 127

[9]. Prof. Dr. Muhamed seid Ramdan el – Buti “Të vërtetat e patundshme të besimit islam Tetovë”2004 fq,  176

[10]. Prof. Dr. Muhamed seid Ramdan el – Buti op, cit, fq, 176

[11]. El Haxh 52

[12]. El – Maide 75

[13]. Er – Rad 38

[14]. El – Kehf 110

[15]. El – En‘am 50

[16]. Jusuf 109

[17]. El Enbija 7

[18]. Prof. Dr. Bekir Topaloglu op, cit,  fq, 143

[19]. El En‘am 124

[20]. Hud 42

[21]. Hud 46

[22]. Et – Tevbe 114

[23]. Prof. Dr. Muhamed seid Ramdan el – Buti fq, 196

[24]. Prof. Dr. Bekir Topaloglu op, cit, fq, 144

[25]. Prof. Dr. Bekir Topaloglu op, cit, fq, 145

[26]. En Nisa 164

[27]. Musned, vëll, V, fq, 266

[28]. Hafidh ibn Kethir  “Rrëfime për të Dërguarit e Allahut” Prishtinë 2005

[29]. Fatir 24

[30]. En Nisa 164

[31]. Prof. Dr. Muhamed Seid Ramadan El-Buti op, cit, fq, 191. /KBI-Bujanoc.com/

4214 Shikime