29.03.2014
Pozita e nënës
Tregimi në vazhdim është rreth një muslimani të ri dhe nënës së tij.
Deri në moshën 18 vjeçare djaloshi kishte jetuar me nënen e tij, dhe deri në këtë kohë nuk ishte musliman. Pastaj, jeta e tij mori një kahje tjetër duke jetuar nëpër vende të ndryshme sipas tekave të tij. Një ditë prej ditësh, ai takoi disa muslimanë me të cilët u bë shok mjaft i afërt. Gradualisht ai vet u bë musliman pasi mësoi rreth bukurisë së Islamit nga ta; dhe përpjekjet e tij ishin që çdo ditë të mësojë sa më shumë për Islamin. Një ditë, ai po mësonte rreth përfitimeve që sjell kujdesi ndaj prindërve. Ai mësoi se kushdo që kujdeset për prindërit e tij dhe tregon obidiencë (dëgjueshmëri) ka shpërblimin e një Haxhi të pranuar. (Shpërblimi është përmendur në hadithin autentik në Sahihun e Muslimit).
Me të mësuar këtë, ai vendosi ta vizitoj nënën e tij që nuk e kishte vizituar me vite. Gjatë rrugës ai kishte blerë disa lule dhe frute për nënën. Nëna e tij ishte shumë e kënaqur që po e shihte atë pas një kohe të gjatë. Ai filloi ta shpeshtoj vizitën dhe të kaloj më shumë kohë me nënen e tij. Gjatë vizitave të tij ai shihte nënën e tij ngultas dhe lotët i rodhnin nga sytë.Këtë veprim, nëna e vërejti disa herë dhe një ditë e pyeti se përse po e viziton aq shpesh dhe përse qan. Ai i tregoi nënës se si ishte bërë musliman dhe se pozita e nënës në Islam është shumë e lartë. Ai po ashtu i tregoi asaj rreth shpërblimit që ka për kujdesin e saj.
Por, duke e shikuar atë, fillon të qaj sepse nëna nuk është muslimane dhe nuk do të ishte e mundur ta shpëtoj vetveten nëse vdes në këtë gjendje. Nëna menjëherë njohu bukurinë e Islamit dhe u bë muslimane. /KBI-Bujanoc.com/
3247 Shikime