APEL MIRËKUPTIMI PËR ZGJEDHJET LOKALE 2016

01.04.2016

APEL MIRËKUPTIMI PËR ZGJEDHJET LOKALE 2016


APEL MIRËKUPTIMI PËR ZGJEDHJET LOKALE 2016

KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME NË BUJANOC NË PRAG TË FUSHATËS ZGJEDHORE PËR ZGJEDHJET LOKALE QË DO TË MBAHEN MË 24 PRILL 2016:

APELON TE TË GJITHA PARTITË POLITIKE, E SIDOMOS KRYETARËT E PARTIVE, KRYETARËT E SHTABEVE ZGJEDHORE, ZËDHËNËSVE DHE MBAJTËSVE TË FJALIMEVE NËPËR FUSHATA ZGJEDHORE;

QË ME ÇDO KUSHT T’I LARGOHEN PROVOKIMEVE, FJALIMEVE OFENDUESE, KRITIKAVE TË PABAZA DHE FJALIMEVE DHE VEPRIMEVE QË NXISIN URREJTJEN DHE KRIJOJNË PËRÇARJE DHE NDASI MES SUBJEKTEVE MES VETI, POR EDHE MES POPULLATËS NË TËRËSI.

IMPERATIV I GJENDJES TONË AKTUALE NË LUGINË, ËSHTË UNITETI, TOLERANCA, URTËSIA DHE ÇUARJA PËRPARA E PROÇESEVE NË TË MIRË TË KËSAJ POPULLATE.

APELOJMË GJITHASHTU EDHE TE SIMPATIZUESIT E PARTIVE POLITIKE QË TË TREGOJNË KULTURË DHE TË RUAJNË MARDHËNIET SHOQËRORE DHE FAMILJARE, E TË MOS BËHEN SHKAKTARË I NDASIVE DHE PRISHJEVE MES VETI.

ALLHU NË KUR’AN POROSITË DUKE THËNË: “” DHE KAPUNI JU TË GJITHË PËR LIGJIN E ALLAHUT DHE MOS U PËRÇANI “” KUR’AN, 3 / 103. ///

 

Këshilli I Bashkësisë Islame në Bujanoc, më 29, 30, dhe 31 Mars, i vizitoi tri partite më të mëdha politike në komunën e Bujanocit, LPD – PVD – PD.

Gjatë këtyre takimieve Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc, prezantoi një APEL-MIRËKUPTIMI , që partitë politike të ruajnë qetësinë dhe fjalorin e vrazhdë gjatë fushatës zgjedhore, i cili mund të shpie në përçarje dhe ndasi edhe mes partive politike, çor edhe mes popullatës në tërësi.

Kryetarët e të gjitha subjekteve, e pritën me shumë kënaqësi këtë iniciatve, duke u shprehur se është një iniciative e nevojshme dhe në kohë të duhur.

Ata gjithashtu premtuan se do ta respektojnë këtë APEL, dhe do kërkojnë edhe nga mbajtësit e fjalimeve nëpër fushata, por edhe nga elektoratet e tyre që të jenë shumë të kujdesshëm gjatë kësaj fushate.

Ata, gjithashtu premtuan se edhe pas zgjedhjeve do të jenë kontribues për të mire, në udheqjen e ardhshme në komunën e Bujanocit.

Nga Këshilli i Bashkësisë Islame u tha se, gjatë këtyre zgjedhje permes këtij APEL-MIRËKUPTIMI, Këshilli i Bashkësisë Islame, do të jetë një mbikqyrës apo vëzhgues MORAL, gjatë këtyre zgjedhjeve, dhe veprimeve të partive gjatë fushatës zgjedhore, por edhe pas zgjedhjeve, gjë u prit shumë mirë nga të gjitha subjektet politike.

Zoti e ruajtë popullin tona nga çdo e keqe…

JU PËRSHËNDESIM ME SELAM

 

KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME

BUJANOC 01. 04. 2014

/KBI-Bujanoc.com/

3075 Shikime