Hamasi bën thirrje për tërheqjen e projekt-rezolutës palestineze nga Këshilli i Sigurimit

29.12.2014

Hamasi bën thirrje për tërheqjen e projekt-rezolutës palestineze nga Këshilli i Sigurimit


Hamasi bën thirrje për tërheqjen e projekt-rezolutës palestineze nga Këshilli i Sigurimit

Fraksioni palestinez Hamas bëri thirrje për tërheqjen e menjëhershme të një projekt-rezolute palestineze të paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila kërkon një afat kohor për tërheqje të Izraelit nga territoret palestineze që u pushtuan që nga viti 1967.

"Projekt-rezoluta përmban koncesione të mëdha," tha zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri.

Ai shtoi në një deklaratë se këto "koncesione" shkelin të drejtat e panegociueshme të palestinezëve.

Pak ditë më parë, Jordania e cila gëzon anëtarësimin jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, paraqiti një projekt-rezolutë të përgatitur nga Autoriteti Palestinez, e cila, nëse miratohet, do ta kushtëzoj Izraelin që në nëntor të vitit 2017 të tërheqet nga territoret palestineze të pushtuara në vitin 1967.

Projekti parashikon gjithashtu cakton Jeruzalemin lindor si kryeqytet të shtetit të ardhshëm palestinez, të bazuar në kufijtë e para 1967’tës.

"I gjithë Jeruzalemi është palestinez," tha Abu Zuhri. "Kjo nuk mund të negociohet," shtoi ai, duke vënë në dukje se projekt-rezoluta palestineze në Këshillin e Sigurimit nuk i përfaqësojnë të gjithë palestinezët.

Abu Zuhri sulmoi atë që ai e përshkroi si "liri" të formulimin e draft rezolutës, veçanërisht kur është fjala për të drejtën e miliona palestinezëve për t'u kthyer në shtëpitë e tyre në Palestinë.

"Aty nuk është theksuar qartë se e drejta e kthimit për palestinezët është themelore dhe nuk mund të shkelet," tha Abu Zuhri.

"Ky projekt i jep Izraelit më shumë legjitimitet sesa që ai kishte ëndërruar ndonjëherë," shtoi ai, duke thënë se projekt-rezoluta do të përdoret kundër kauzës së palestinezëve.

Zëdhënësi i Hamasit vazhdoi ti bëj thirrje Ligës Arabe, e cila e mbështet rezolutën, për të mos u dhënë mbulesë politike.

Megjithatë, administrata amerikane, e cila mban një të drejtën e vetos brenda Këshillit të Sigurimit, kishte njoftuar se nuk do të mbështesë draftin. /KBI-Bujanoc.com/

1701 Shikime