Kurbani Akika – për lindjen e fëmijës

14.11.2014

Kurbani Akika – për lindjen e fëmijës


Kurbani Akika – për lindjen e fëmijës

Prej shumë gjërave që preferohet ti bëjmë fëmijëve tanë pas lindjes si emërtimi etj, preferohet që si shenjë gëzimi dhe falënderim ndaj Zotit për lindjen e tij, të therrim një dele ose dash për çdo fëmijë të posalindur.

Për këtë veprim dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme duke u bazuar në hadithet e Muhamedit a.s. dhe në praktikën e tij, se vetë Muhamedi a.s kishte therrë akika për nipat e tij Hasanin dhe Hysenin nga një dash.

Sipas medh’hebit Hanefij dhe medh’hebit Malikij, është veprim i preferuar që të therret një dele ose dash si për vajzë ashtu edhe për djalë.

Kurse sipas medh’hebit Shafiij dhe medh’hebit Hanbelij, ky  veprim është synet i fortë, dhe duhet të therren dy dele ose desh për fëmijën djalë, kurse një për fëmijën vajzë. 

Këta argumentohen në Hadithin e Muhamedit a.s. nga Ajshja r.a. “ Për djalin dy dele të barabarta kurse për vajzën një”. Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu.

Por nëse nuk ka kushte të mjaftueshme materiale, atëherë edhe te këta medh’hebe mjafton vetëm një.

Koha e therrjes së këtij kurbani është dita e shtatë nga dita e lindjes duke e llogaritur edhe ditën e lindjes, nëse ka mundësi materiale. 

Transmetohet se Muhamedi a.s. ka thënë: “ Çdo fëmijë është peng i Akikas së tij, therret për të në ditën e shtatë, emërtohet dhe i qethen flokët”.  Tirmidhiu thotë se është hadith sahih.

E nëse nuk ka mundësi materiale atëherë mundet edhe më vonë, dhe kjo vazhdon deri në kohën e pubertetit, kurse sipas disa dijetarëve kjo kohë vazhdon deri kur ti jipet mundësia e therrjes.

Kafsha që therret për Akika duhet ti plotëson të njëjtat kushte sikur kafsha që therret për Kurban Bajramin. Të ketë të plotësuar një vit, të jetë pa të meta, jepet sadakë lëkura e tij etj.

Me këtë mish përgatit një solemnitet me familje, pastaj shpërndanë; të varfërve, fqinjëve, miqëve etj., edhe nëse janë të pasur. 

Ky mish shpërndahet qoftë i përgatitur, ose vetëm si mish. Preferohet që të mos i thehen eshtrat, por edhe nëse i thehen nuk ka pengesë.

Për Kurbanin Akika nuk lejohet që të jepen para në vend të therrjes, por nëse vendoset atëherë duhet të therret.

Nëse fëmia vdes para se të therret akika e tij, atëherë sipas mendimeve më të preferuara bie therrja e Akikas dhe nuk ka nevojë të therret për atë fëmijë.

Preferohet që këtë kurban ta therrë vetë baba i fëmijës nëse ka mundësi, dhe të thotë gjatë therrjes : “ Bismilah – O Allah kjo është prej Teje dhe për Ty Akika e filanit “, e përmend emrin e fëmisë që po therret për të”. 

Transmeton tirmidhiu nga Ajshja r.a. se: Pejgamberi a.s. ka therrë Akika për nipat e tij Hasanin dhe Husejnin dhe ka thënë Thuani: Bismilah, O Allah kjo është prej Teje dhe për Ty Akika e filanit.

Mr.  Ragmi  Destani  /KBI-Bujanoc.com/

12044 Shikime