Kurbani

27.09.2014

Kurbani


Kurbani

Me qenë se jemi afër festës së Kurban Bajramit dhe muslimanët therrin Kurban,

Shumë pyetje na kanë ardhur rreth kurbanit dhe rregullave të tij.
Për të patur dobi të gjithë, atëherë rreth kurbanit do ti parashtrojm në mënyrë të sistematizuar nga 3 -4 pyetje në ditë, dhe do ti japim edhe përgjigjën fetare.

1. Definiconi dhe dispozita e Kurbanit
Definicioni i Kurbanit është: “Therrja e një kafshe të caktuar në kohë të caktuar dhe me nijet të caktuar”

Therrja e Kurbanit është Obligim ( vaxhib ) për çdo besimtar musliman, moshërritur, mentalisht i shëndoshë, që ka mundësi materiale për therrjene tij.
Nëse dikush ka mundësi dhe nuk therr kurbanin, ai bënë mëkat dhe dënohet te Zoti.

Mr. Ragmi Destani /KBI-Bujanoc.com/

1129 Shikime