Myftiu Tërnava pret delegacionin e Asamblesë Konsultative të A.Saudite

09.05.2014

Myftiu Tërnava pret delegacionin e Asamblesë Konsultative të A.Saudite


Myftiu Tërnava pret delegacionin e Asamblesë Konsultative të A.Saudite

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava, të mërkurën priti në takim një delegacion të Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite, i përfaqësuar nga Komisioni Parlamentar i Miqësisë, Arabi Saudite-Kosovë, kryesuar nga Abdullah Hamoud Al Harbi.

Myftiu Tërnava, fillimisht parlamentarëve të Arabisë Saudite u dëshiroi mirëseardhje, pastaj në emër të popullit të Kosovës, në emër të BIK dhe në emrin e tij falënderoi Mbretërinë e Arabisë Saudite, e sidomos Mbretin për ndihmën, kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka treguar për Kosovën.
Myftiu tha se Mbretëria e Arabisë Saudite, e edhe populli saudian në vazhdimësi kanë qenë në përkrahje të popullit dhe shtetit të Kosovës. Mbretëria e juaj një kontribut të madh ka dhënë edhe në procesin e njohjeve dhe integrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, sidomos kontributi i juaj është i madh në Konferencën Islamike dhe Ligën Arabe, për se ne jemi mirënjohës.
Myftiu, po ashtu, i njohu mysafirët edhe me historikun, arritjet dhe sfidat që ka Bashkësia Islame dhe institucionet e saja.
"Arabia Saudite, një kontribut të madhe ka dhënë edhe në rindërtimin e infrastrukturës së BIK që qe shkatërruar gjatë luftës së fundit. Falë donacioneve tuaja, ne sot kemi një numër të konsiderueshëm të objekteve të rindërtuara. BIK ka marrëdhënie e bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite. Bashkëpunimi në mes dy popujve është i hershëm dhe jam i bindur që në të ardhmen do të njoh vetëm rritje në fusha të ndryshme "-tha, ndër të tjerat, myftiu Tërnava.
Kryesuesi i delegacionit arab, Abdullah Hamoud Al Harbi, pasi falënderoi Myftiun për mikpritjen, u shpreh se janë të kënaqur me arritjet që ka shënuar Kosova në shtetndërtim, si dhe shprehën gatishmërinë e Asamblesë për të përkrahur Kosovën dhe për të thelluar bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës, poashtu edhe me institucionet tjera të vendit. Mysafirët arab u interesuan për funksionimin e BIK-ut, institucioneve të saj, raportet e BIK me bashkësitë tjera dhe me institucionet e vendit, për se morën përgjigje nga Myftiu. /KBI-Bujanoc.com/

1137 Shikime