22.04.2014
Lëkundje tërmeti në Lezhë dhe Shkodër

Dy lëkundje tërmeti, me epiqendër në detin Adriatik, janë ndjerë në zonën bregdetare të vendit, kryesisht në Lezhë dhe Shkodër. Tërmeti i parë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter, është regjistruar rreth orës 23:25 të mbrëmjes së të hënës.
Vetëm pesë minuta më pas një tjetër lëkundje me magnitudë 3.6 e Shkallës Rihter është regjistruar në detin Adriatik.
Të dyja lëkundjet kanë pasur epiqendër të njëjtë, kufirin detar mes Shqipërisë dhe Malit t ë Zi. Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale, ndërsa thuhet se lëkundjet më të forta janë ndjerë në zonën e Ulqinit. /KBI-Bujanoc.com/
1007 Shikime