Obligimet e prindit ndaj fëmijëve

21.04.2014

Obligimet e prindit ndaj fëmijëve


Obligimet e prindit ndaj fëmijëve

Ska dyshim se fëmijët janë një dhunti e madhe nga All-llahu xh.sh dhe besimtarët duhet të jenë mirnjohës dhe falenderues dja All-llahut. Por gjithashtu All-llahu xh.sh dhe Muhammedi a.s kanë caktuar disa obligime ndajë fëmijës e që duhet ti zbatojnë prindërit e tyre që janë.

Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm All-llahut xh.sh, Krijuesit të gjithësisë. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Paqja, mëshira, rahmeti dhe bereqeti i All-llahut qoftë mbi Muhammed Mustafan s.a.v.s, mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ska dyshim se fëmijët janë një dhunti e madhe nga All-llahu xh.sh dhe besimtarët duhet të jenë mirënjohës dhe falënderues ndaj All-llahut. Por gjithashtu All-llahu xh.sh dhe Muhammedi a.s kanë caktuar disa obligime ndajë fëmijës e që duhet ti zbatojnë prindërit e tyre që janë.

Lajmërimi për lindjen e fëmijës

Muslimanëve të cilit i lind një fëmijë qoftë djalë apo vajzë duhet ti jepin lajmë familjes, shoqërisë dhe gjithë farefisit të tyre, e të gjithë ata duhet ti urojnë me urimet më të bukura.

Për këtë na mëson edhe All-llahu xh.sh në Kur`an ku tregon se si ka dërguar Melek për ta përgëzuar të Dërguarin e Tij, Zekirjan a.s:

“E duke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: "All-llahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit"! (Ali Imran: 39)

Kur lindi Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lam,Thuvejba, robëresha e Ebu Lehebit e kishet gëzuar Ebu Lehebin me fjalët: ”Sonte Abdullahut i lindi një djalë” me ç`rast Ebu Lehebi nga gëzimi i madh e liroi atë.

Një prej urimeve që preferohet ta përdorim për ta uruar personin të cilit i ka lindur fëmija është: “Qoftë i bekuar ai që ka lindur, qofshë falënderues ndaj All-llahut pasi je i furnizuar nga begatia e Tij, qoftë me jetë të gjatë”.

Gjithashtu preferohet që familjarët, shokët dhe të tjerët të cilët urojnë prindërit e fëmijës ti dhurojnë dhurata për fëmijën dhe atyre pasi kjo shtonë dashurin në mes muslimanëve.

Thirrja e Ezanit dhe Ikametit

Obligimi tjetër që duhet ta kryej prindi ndaj fëmijës së tij të porsalindur është thirrja e ezanit në vëshë të djathtë dhe ikamtit në veshë të majtë.

Ky veprim bëhet në momentin e parë të lindjes, për arsye që fëmija fjalën e parë që ta ndëgjojë të jetë emri i Krijuesit të tij All-llahut xh.sh, dëshmin e shehadetit se nuk ka zot tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij, fjalë me të cilën hynë në Islam dhe në Xhennet.

Për këtë transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu e këtë nga Ebi Rafi i cili ka thënë: “E kamë parë të Dërguarin s.a.v.s. duke thirrurr ezanin në veshin e Hasan ibn Aliut r.a, në momentin kur kishtë lindur”.
Po ashtu transmetohet nga Hasan ibn Aliu r.a i cili ka pohuar se Pejgamberi a.s ka thënë:
“Atij që i lindë fëmija dhe ia thërret ezanin në veshin e djathtë dhe ikametin në veshin e majtë, fëmijën e tillë nuk mund ta dëmtoj ndikimi i xhinëve”.

Et-tahniku

Sipas fes Islame rekomandohet të bëhet “et-tahniku” tekë i posalinduri.

Por çka është “et-tahniku”?

Me shprehjen “et-tahniku” kuptohet të përtypurit e hurmës nga ana e prindërve, pastaj ta lëvizim me gishte nëpër gojën e fëmijës në mënyrë të lehtë herë në anën e djathtë e herë në anën e majtë. Nëse nuk mundemi që ta bëjmë këtë veprim me hurmë, mundemi ta bëjmë me çfarëdo ëmbëlsire tjetër, vetëm e vetëm ta zbatojmë sunnetin e Pejgamberit s.a.v.s. Për këtë sunnet të Pejgamberi a.s. kemi transmetimin nga ebu Derdah r.a e ky nga ebu Musa r.a i cili ka thënë: “Më lindi një djalë. E mora dhe shkova te i Dërguari s.a.v.s. ndërsa ai e emërtoi me imrin “Ibrahim”, e përtypi hurmën dhe e vendosi në gojën e fëmijës duke e lëvizur në buzë të tij, pasta bëri lutje që të jetë i begatshëm dhe ma dha mu”. (Buhariu, Muslimi)

Rruajtja e kokës

Një fytyrë tjetër e prindit që duhet ta zbatoj ndaj fëmijës së tij të porsalindur është rruajtja e kokës.
Rruajtja e kokës së fëmijës bëhet në ditën e shtatë të lindjes dhe flokët maten ashtu që sa gramë të jetë pesha e tyre, aq gram argjend u jepet sadaka të varfërve, apo të epen të holla sa është vlera e atij grami që ka peshuar me sasinë e flokëve.

Për këtë veprim kemi hadithin e Resulullahut s.a.v.s. ku transmetohet nga Enes bin Maliku r.a i cili thotë: “I Dërguari s.a.v.s. kishte urdhëruar që t`u rruhen kokat Hasanit dhe Husejnit në ditën e shtatë të lindjes dhe ka dhënë sadaka në vlerë të argjendit aq sa kanë peshuar flokët e tyre”.

Rruajtja e kokës nuk guxon të bëhet vetëm një pjesë por e tëra pasi një gjë e tillë është e ndaluar nga Pejgamberi a.s. Abdullah ibn Omeri r.a të ketë thënë: 

“E ka ndaluar i Dërguari s.a.v.s. që një pjesë e kokës t`i rruhet fëmijës e një pjesë jo”. (Buhariu, Muslimi)

Emërtimi i fëmijës

Një obligim tjetër i prindit ndaj fëmijës është emërtimi i tij. Prindërit duhet t`ia zgjedhin fëmijës një emër të bukur që ta thërrasin atë dhe të dallohet nga të tjerët (jobesimtarët).

Pejgamberi a.s. thotë:

“Vërtet ditën e kiametit do të thirreni me emrat tuaj dhe emrat e prindërve tuaj, atëherë zgjidhni emrat më të mirë”.

Kur duhet të bëhet emërtimi i fëmijës?

Emërtimi i fëmijës mundë të bëhet prej ditës së parë të lindjes e deri në ditën e shtatë, kjo kohë është më e pëlqyeshme por mundë edhe më vonë por nuk është shumë e pëlqyer.

Cilat emra preferohen e cilat emra urrehen?

Emrat të cilët preferohen janë ata emra të cilët kanë bazë në fenë Islame si psh: emrat e All-llahut xh.sh por duke ia shtuar parashtesën Abd-Rob e jo pa këtë që për fatë të keq i kanë shumë musliman, psh: Abdurrahman (Rob i Mëshiruesit). Abdurrahim, Abdulaziz, Abdulkerim etj, emrat e Pejgamberve: Muhammed, Isa, Musa, Ibrahim, Ismail, Is-hak etj, emrat e Sahabeve, Dijetarëve, por preferohen edhe ata emra të cilët kanë kuptim të mirë si psh: Besnik, Erblim, Paqësor, Lulzim, Qëndresa, Medina, Fitore etj.

Ekzistojnë disa emra, të cilët janë të ndaluar t'i vihen fëmiut, si: Abdu'n nebijj (rob i profetit), Abdu'rr rresul (rob i të dërguarit), Abdu'l harith etj.

Po ashtu në emrat të cilët janë të ndaluar hyjnë edhe këta emra: “Sundues i sundimtarëve”, “Sulltani i sulltanëve”. Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Emri më i neveritshëm te Allahu është kur njeriu quhet: Sundues i sundimtarëve” (Buhariu, Muslimi)

Nëse një njeri e ka emrin e shëmtuar, mundet ta ndryshojë atë. Transmetohet prej Ibn Omerit se Pejgamberi( alejhi selam) ia ka ndërruar emrin Asijes (mëkatare) dhe i tha: “Ti je Xhemile (Bukuroshe).

Akika-Prerja e Kurbanit për fëmijën.

Sa i përket akikës kemi tre mendime të dijetarëve.

Mendimi i parë është: “Zbatimi i akikës është sunnet-mustehab (vepër e rekomanduar). Të këtij mendimi janë: Imam Maliku, banorët e Medinës, Imam Shafiu, Imam Ahmedi dhe disa dijetarë tjerë”.

Mendimi i dytë është: “Zbatimi i akikës është obligim i prerë. Të këtij mendimi janë: Imam Hasan el-Basriju, El-Lejth ibn Seadi dhe të tjerë.

Mendimi i tretë është: “Zbatimi i akikës nuk është i ligjshëm. Të këtij mendimi janë të gjithë dijetarët Hanefij.

Synetimi i fëmijëve (El-Hitanu)

Synetimi është një vepër e obliguar që duhet ta kryej prindi ndaj fëmijës mashkull. Argumente për synetimin kemi hadithet e Pejgamberit a.s ku thotë: “Prej veprimeve të natyshme janë: shpërlarja e gojës, shpërlarja e hundës, shkurtimi i mustaqeve, përdorimi i misvakut (larja e dhëmbëve me misvak-brush) shkurtimi i thonjve, rruajtja e nënsqetullave, rruajtja e vendeve të turpshme dhe synetimi”. 

Në hadithin tjetër Pejgamberi a.s. thotë: “Veprime të natyrshmëris janë pesë: synetia, rruajtja e turpshme, shkurtimi i mustaqeve, shkurtimi i thonjëve, dhe rruajtja e nënsqetullave”.
Nga bërja synet kemi dobi të shumta në aspektin shëndetësor pasi mbron nga papastërtia, sëmundjet e ndryshme etj.

Ndarja nga shtrati

Pejgamberi a.s. ka urdhëruar që fëmijët në moshën dhjetë vjeçare të i ndajmë të nga shtrati.

“Urdhëroni fëmijët e juaj me namaz kur t’i mbushin shtatë vjet, e i rrihni ata kur t’i mbushin dhjetë vjet si dhe i ndani ata nga shtrati.” 

Mësimi i fesë

Një obligim i prindërve ndaj fëmijëve të tyre është edhe mësimi i fes Islame, që t`ia mësojnë kushtet e besimit, Islamit, namazin, agjërimin prej moshës shtatë vjeçare që kur të hynë në moshën madhore, atëherë kur muslimanët janë të ngarkuar me urdhërat e All-llahut xh.sh. ata të i zbatojnë ato.

Për këtë na mëson Pejgamberi a.s. ku thotë:

“Urdhëroni fëmijët e juaj me namaz kur t’i mbushin shtatë vjet, e i rrihni ata kur t’i mbushin dhjetë vjet me një rrahje të lehtë.”

Këto janë disa obligime të cilët duhet të i zbatojnë prindërit ndaj fëmijëve të tyre të porsalindur deri në moshën madhore.

Për fund e lus All-llahun xh.sh. që të gjithë ata besimtarë dhe besimtare të cilët nuk kanë fëmijë tua jepë All-llahu xh.sh. këtë dhunti shumë të madhe dhe të gjithë ata të cilët e posedojnë këtë dhunti të jenë mirënjohës dhe falënderues dhe e lus All-llahu që të gjithë fëmijët dhe të rriturit musliman të na udhëzoj në fenë e Tij, në mënyrë që të fitojmë kënaqësinë, shpërblimin e Tij në këtë botë në botën në varreza dhe në ahiret, e jo hidhërimin dhe ndëshkimin e Tij.

Amin, amin, amin...    

Shkruan Lulzim Hasani   /KBI-Bujanoc.com/

3676 Shikime